• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vjen nga Brazili për të luajtur me Domosdovën, por e ushqejnë vetëm me byrekë

by A R
24/12/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Financat e sigurta që Domosdova kishte këtë fazë të parë të kampionatit, e bënë shefin e klubit, Ardi Facja, që të kishte luksin e afrimit në ekip të disa futbollistëve të huaj. Një prej tyre ishte dhe braziliani nga Koritiba, Alex Sandro Da Silva. Braziliani 18­vjeçar emigroi drejt Shqipërisë këtë vit së bashku me pjesën tjetër të brazilianëve që ish­tekniku i Kukësit, Marcelo Troisi, solli në disa ekipe shqiptare. Teksa shumica e brazilianëve pati shansin t’u bashkoheshin ekipeve si Kukësi, Pogradeci etj., Da Silva u mjaftua me Domosdovën e Kategorisë së Dytë. Ai u afrua me bujë si një talent në sulm, por për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që pësoi, më shumë qëndroi jashtë fushës. Arriti të aktivizohej në vetëm një ndeshje ku e bëri sefte dhe me një gol të shënuar. Dhe në mirëkuptim të rrethanave, braziliani nuk pati dhe pretendimet që kishte në fillim kur arriti akordin me shefin e klubit. Da Silva u mjaftua me një vendstrehim në Përrenjas dhe me ushqim. Për pagën mujore braziliani nuk pati kundërshti që s’e mori. Me ironi dhe me shaka, lojtarët ironizonin me brazilianin se kishin gjetur lojtarin më të lirë, që jetonte vetëm me byrekë, ushqim që braziliani e preferonte më së shumti. “Nëse ka byrekë për Da Silvën çdo gjë është OK”, tregonin lojtarët përrenjsakë.

Braziliani

Ndërsa vetë braziliani shprehet. “Më mjaftojnë byrekët e Përrenjasit dhe shoqëria e Lushit dhe Beqos që janë miqtë e mi më të mirë në këtë qytet. Ishte një eksperiencë e bukur në Përrenjas, jo të luaja, pasi për shkak dëmtimesh u penalizova, por të jetoja dhe të provoja ushqimet tradicionale shqiptare. Kam kaluar momente shumë të bukura dhe i kam shijuar në maksimum. Jo më kot futbolli bashkon njerëz dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme që të luash për t’u ndier mirë”, shprehet braziliani për Panorama Sport. Ndërkohë, fazën tjetër braziliani do të luajë për beratasit e Tomorit. Ka qenë vetë Troisi që ka ndërhyrë për të kaluar Da Silvën atje duke parë edhe objektivat që kanë beratasit këtë sezon. Da Silva do të mbahet mend në Përrenjas si braziliani i veshur me firmato që jetonte me byrekë./PanoramaSport

Next Post

VIDEO/ Aktoret porno japin disa këshilla konkrete për meshkujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In