• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vjen në Shqipëri Ministri i Jashtëm polak, pritet në takim nga Presidenti Begaj

by B K
19/12/2024 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski, ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Ai është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në institucionin e Kreut të Shtetit.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën të ditur se kjo vizitë vjen para se Polonia të marrë Presidencën e BE-së në janar të vitit të ardhshëm.

Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Njoftimi i Presidencës:

Tiranë, më 19 dhjetor 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mirëpriti në takim Ministrin e Jashtëm, Radosłaë Sikorski, i cili, në cilësinë e detyrës së tij, viziton Shqipërinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë dhe turizmin.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh besimplotë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencë së BE-së nga ana e Polonisë, duke filluar nga janari 2025, përfshirë hapjen e grup-kapitujve të mbetur të negociatave të vendit tonë me BE-në.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Next Post
Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier, çfarë ka zbuluar policia

Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier, çfarë ka zbuluar policia

Comments 1

  1. Sineka Gjonomadhi says:
    1 year ago

    Jepi drejtim Bake, sidomos në punët e jashtëme.
    Shyqyr që të kemi, që tu japësh drejtim këtyre punëve, se këta të qeverisë, vetëm të flënë gjumë dijnë.
    Jepi Bake…përpara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In