Fëmija i parë në Shkodër për vitin 2022 është Arenc Kukaj. E veçanta e tij është se dhe i vëllai ka lindur po me datë 1 janar. Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin. Për Arjetën lindja e dy fëmijëve të saj në 1 janar është një emocion i dyfishtë.
Është djali i dytë që e bëj përsëri në 1 janar. Falenderoj stafin e maternitetit. I uroj gjithë shqiptarëve Vitin e Ri. Gjendja është e mirë si për mua si për djalin. Shpresojmë që të kemi shëndetin mbi të gjitha dhe sa më parë të mbarojë lufta me koronavirusin” – tha Kukaj.
Mjekja gjinekologe Amela Troshani thotë se nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.
g.kosovari











