Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të parë pasi kanë mirëpritur vajzën Ameli.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Skenderaj në një postim në rrjetin social Facebook.
“Ditën e lindjes së vajzës sime e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit”, ka shkruar Skenderaj.