Prodhuesi rus i armëve “Kallashnikov” ka zbuluar veturën e re elektrike, i frymëzuar nga një model i vitit 1970.
Mendohet se ky projekt do të rivalizojë Teslën e Elon Musk. Marka e njohur në të gjithë botën për automatikun AK-47, paraqiti të enjten prototipin me ngjyrë bojëqiell të quajtur CV-1, në një ekspozitë në rrethinat e Moskës.
Mjeti mund të arrijë shpejtësinë 350 km/h kur është i karikuar plotësisht.
Kalashnikov ka kohë që po përpiqet të zgjerojë markën e saj, duke lançuar kohët e fundit linjat e veshjeve dhe mallrave të tjera civile duke filluar nga çadra deri tek mbrojtëset e telefonave celularë.
/b.d