• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vjen koha e SPAK-ut për pandëshkueshmërinë dhe pastruar Kuvendin e ri.

by Fatmir Merkoçi
07/07/2021 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

 

Jemi në kushtet e provës. Tashmë besimi tek shqiptarët duhet rikthyer. Kemi 30 vjet që notojmë mes krimit, korrupsionit, dhe pandëshkueshmërisë absolute, karshi shtetarëve e politikanëve.

Investimi për drejtësinë si nga Ezropa ashtu dhe nga Amerika, është mjaft e lartë. Investim që, nëse do hidhej në fusha të tjera ekonomike, mund të ishte mjaft i prekshëm. Por në një vend ku nuk ka drejtësi, nuk mundet të këtë dhe zhvillim apo investitor të huaj.

Në këto kushte nisi si domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi. Reforma që solli mjaft kaos në drejtësi po sot, po vihet në provë. Prova është për të parë funksionimin e saj. Kurse prova e dytë për të bërë ndëshkueshmërinë e të pa “ prekshmëve” apo të atyre që, realisht shkatërruan sistemin në vend me apo pa dashjen e tyre, me naivitetin idiotesk, me papërgjeshmërinë absolute, kuvendarët dhe pse nuk dinin se çfarë do votonin. Votuan atë që i hapte rrugë ndëshkueshmërisë. Në nenet e ndryshuara në Kushtetutë, është pikërisht nenin 135 pika 2 që thotë: – Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të

organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendës/ministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Pra, pikërisht ky nen i hap rrugë hetimit të çdo zyrtari e politikani pa marr parasysh, mbrojtjen që mundet ti japë imuniteti.

Por duket se dhe Ligjit nr. 95 të vitit 2016 për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar Në neni 2 të soj pika 2 thotë : – Garantimi i funksionimit të Njësisë së Pavarur Hetimore për të hetuar veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe veprat e tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Në këto kushte, dukshëm se hapësira e institucioneve të reja, për të vepruar është sa funksional aq dhe i zbatueshëm nga vetë prokurorët që, tashmë kanë pavarësi absolute në kryerjen e detyrës, sa Kushtetuese aq dhe ligjore.

Por a do mjaftoi vetëm ligji për të arrestuar e gjykuar kapot e krimit e të korrupsionit? Kjo është një pyetje që kërkon një analizë të thellë dhe pa ndikim partiak apo politik pasi deri më tani nuk ka asnjë sinjal konkret për kapjen e kokave të korrupsionit. Kjo është e dukshme, për sa kohë vendi ynë, sipas raporteve ndërkombëtare e radhisin si qeverinë e 4-ët në botë për korrupsion apo si vendin e parë në Europë për trafikun e paligjshëm. Apo sipas Bankës Botërore si vendin e dytë për pastrimin e parasë. Dhe, në të njëjtën kohë, nuk kemi asnjë nga kokat e mëdha pas hekurave. Lind e drejta për të thënë se jemi shumë ende larg objektivit.

Kjo u duk dhe nga takimi i institucionet e reja të reformës, ku ambasadorja Yuri Kim foli hapur e me ton kritik ndaj ecurisë. Tashmë dukshëm është e qartë se në pesë vjet institucione, asnjë politikan i lartë nuk ndodhet në bakën e të akuzuarve. Kur them politikan i lartë, nuk e kam fjalën për zyrtarët e tipit Tusha apo ndonjë Kryetar Bashkie që mund të arrestohet, pasi dhe akuzat duken tepër qesharake, nga ato që priten të jenë.

Reformën e kërkojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, por Reforma nuk mundet ta arrij qëllimin. Arsyeja e thjeshtë. Vërtetë ata mundet ta kenë kaluar Vetting-un, por a janë të pashantazueshëm? A janë të pastër moralisht ? Nesër po nga SPAK do këtë prokuror që do largohen, për integritetin e tyre.

Ligji për Reformën vuri kufizime dhe këto kufizime nuk u vendosën rastësisht. Ato kritere u vendosën që në organet e reformës, të ishin vetëm njerëzit me një të kaluar të hidhur. Këta njerëz, mbeten vegla e të shkuarës dhe mbrojtës në një mënyrë apo tjetër, të atyre që vetë i emëruan. Kjo vërtetohet dhe nga rrjedhja e shumë informacioneve që ata kanë.

Sot jemi në një moment kyç të Reformës. Nëse vazhdohet me cironkat dhe nëse do vazhdojnë të quhet arritje e suksese kapja e tyre dhe lënia jashtë e komanduesve, jo vetëm që nuk kemi arritur asgjë, por përkundrazi do kemi bërë një dëm mjaft të madh në drejtim të pandëshkueshmërisë. Kjo do bëjë legjitimimin e kokave të korrupsionit e krimit si të pa prekshëm, ashtu siç janë deri më tani, politikanë apo shtetarë të nivelit të lartë. Të cilët, për tridhjetë vjet nuk janë prekur nga ligji. Dhe pse bëmat e tyre kanë qenë të prekshme.

Ndaj qytetari i zakonshëm është skeptik. Ai e ka pritur e mirëkuptuar Reformën në Drejtësi. Por nuk mundet të mirëkuptojë si vonesën ashtu dhe moralin e këtyre kokave që kanë fatet e vendit dhe ku gjithkund vazhdojnë të flasin në emër të popullit

Prag fillimi i Kuvendit e bënë edhe më të domosdoshme lëvizjen e SPAK-ut. Konkretizimi i dosjeve të pluhurosura, do të bënin që Jo vetëm të vërtetohej pandëshkushmëria, por do kishim dhe një Kuvend ndryshe. Pasi siç e kemi thënë: Kuvendi nuk u pastrua nga njerëzit e korruptuar. Dhe, nëse nuk do ndodh kjo, Shqipëria do vazhdojë të vuaj tranzicionin e tejzgjatur.

Next Post
“Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm”/ Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht

"Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm"/ Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In