• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vjen dhe rradha e Bylykbashit: Qeveria përdori fondet e tërmetit për votat

by Java News
01/05/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike ka deklaruar në një dalje për mediat se qeveria ka shpërndarë 40 milion euro edhe dy ditë para zgjedhjeve duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejë votën e familjeve të prekura.

Ai u shpreh se kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike në katër muajt para zgjedhjeve. Bylykbashi paralajmëroi se në ditët e ardhshme PD do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë e blerjes së votës.

“Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.
Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill. Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës. Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”, deklaroi Bykykbashi./abcnews.al

Next Post
Dikur ministër i Fatos Nanos, Ceka: Ai ishte i pari kryeministër që u afrua me botën e krimit

Ceka pro Bashës, por i quan gabim moshyrjen në zgjedhjet lokale: S’duhet të ikë!

Comments 2

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Fuck off idiot
    Rama punon ju flini gjum

    Reply
  2. Arif says:
    5 years ago

    Ju jeni dembela e llafazan
    Rama punon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bricjapi nuk ka ‘fron’ në muajin e tij, një shenjë tjetër merr stafetën sipas Meri Shehut

Bricjapi nuk ka ‘fron’ në muajin e tij, një shenjë tjetër merr stafetën sipas Meri Shehut

January 5, 2026
Me armë, kryen tre vjedhje brenda pak orësh/ Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut (VIDEO)

Me armë, kryen tre vjedhje brenda pak orësh/ Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut (VIDEO)

January 5, 2026
Militanti krahason Berishën me diellin: Doktor të rrosh… Shyqyr që e kemi! (VIDEO)

Militanti krahason Berishën me diellin: Doktor të rrosh… Shyqyr që e kemi! (VIDEO)

January 5, 2026
Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

Tension në Manhattan! Turma pro dhe kundër Maduros përplasen para gjykatës

January 5, 2026
Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Përfundon foltorja e PD/ “Rama si Maduro..” Berisha: Ja ku janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

January 5, 2026
Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

January 5, 2026
Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

January 5, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

January 5, 2026
Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

Xi Jinping-u takon kryeministrin irlandez Micheal Martin

January 5, 2026
Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros. Korrupsioni është sistem

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In