Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i ‘Air Albania’ me 129 shqiptarë nga Franca.
Riatdhesimet në vendin tonë, vijojnë që prej ditës së shtunë ku fillimisht nisën me Stambollin e Romën e më pas me Milanon, Barin e Frankfurtin.
Të gjithë të riatdhesuarit dërgohen me autobusë në hotelet karantinë në Durrës për 14 ditë, ku ruhen nga forcat e armatosura që të mos dalin nga dhomat e tyre.
Në qëndrimin në karantinë fjetjen dhe qëndrimin e mbulon qeveria shqiptare, ndërsa të riatdhesuarit do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin.
/a.r