• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjen ambasadori i ri kroat, Meta: Duhen më shumë shkëmbime tregtare

by A R
08/10/2019 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, Ambasadorin e ri të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramaric, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Kramaric për një bashkëpunim të ngushtë në përmbushje të misionit të tij në Shqipëri.

Gjatë takimit Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore me Kroacinë, të cilat janë model për rajonin tonë.

“Këto marrëdhënie, tashmë të një Partneriteti Strategjik, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e bazohen te përparësia jonë e përbashkët e politikës së jashtme – kontributi për një rajon të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë dhe vizioni i përbashkët euroatlantik”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke ju referuar kontributit të Diasporës shqiptare në zhvillimet dhe progresin e Kroacisë, Presidenti Meta vlerësoi se ajo është një urë e vërtetë miqësie që mund të shërbejë për të nxitur më tej lidhjet tona dhe marrëdhëniet në çdo fushë.

Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi se ka ende potencial të pashfrytëzuar sa i përket shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë.

“Duhet të angazhohemi bashkërisht në rritjen e tyre, për t’i paraprirë investimeve, duke patur parasysh potencialin e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit falenderoi autoritetet kroate për angazhimin e menjëhershëm pas tërmetit të 21 shtatorit, solidaritetin e treguar dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Gjithashtu, Presidenti Meta e falenderoi Ambasadorin Kramaric për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

/a.r

Next Post
Banka Botërore konfirmon: Shqipëria ka rritje të fortë ekonomike

Banka Botërore, vlerësime për Shqipërinë: U krijuan më shumë vende pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In