• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjehrra e Floriana Garos: Mezi po pres të bëhem gjyshe…

by A R
11/10/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Aleancës Kuqezi u shndërrua në kryefjalën e mediave, teksa u zbulua se ishte vjehrra e moderatores Floriana Garo. Lumturi Ratkoceri, vjen në një rrëfim për suplementin “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare” për të na zbuluar detaje nga rrugëtimi i saj në politikë dhe hapat që e çuan në krye të Aleancës Kuqezi, gjithashtu për të treguar se sa ka ndikuar angazhimi politik në largimin nga familja dhe për marrëdhënien që ka me nusen e djalit. Angazhimi në politikë e ka bërë që të mos jetë gjatë pranë familjes, megjithatë ajo pohon se ka ardhur koha që t’i kthejë në shërbim të vendit aftësitë e saj. Djemtë janë mbështetja më e madhe që ka, e kur bëhet fjalë për këta të fundit, Ratkoceri na flet edhe për raportin e saj me nusen e Enisit, Florianën. Ajo na zbulon se çifti është njohur në një udhëtim në Itali. Për Florianën thotë se, nuk e ka parë ndonjëherë raportin e tyre me syrin e vjehrrës dhe të nuses. Ato njihen prej një viti dhe marrëdhënia e tyre është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën. Së fundmi, Lumturia thotë se po e pret me padurim momentin kur do të bëhet gjyshe.

Si ka nisur rrugëtimi juaj në politikë?
Rrugëtimi im në politikë ka filluar në vitin 2004, kur u emërova drejtoreshë e “Universitetit Shqiptar të Gjenevës”. Në kushtet e një fushate denigruese kundër nesh, nga ana e partisë ultra të djathtë zvicerane UDC, dhe një mungese të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave tona nga ana e ambasadës shqiptare, si dhe të mungesës së përfaqësimit institucional të komunitetit shqiptar të Kosovës, unë u angazhova tërësisht, duke u bërë zëri i komunitetit.
Përse zgjodhët Aleancën Kuqezi?
Aleancën Kuqezi e zgjodha për faktin se ishte dhe është e vetmja parti që ka një vizion të qartë si duhet të bëhet Shqipëria dhe mënyrat për t’ia arritur. AK është e para parti politike që kërkoi reformën në sistemin gjyqësor dhe vendosjen e shtetit ligjor. Në 2012-ën, ishte AK që ngriti zërin dhe kërkoi që funksionarët e lartë të shtetit, duke filluar nga kryeministri, të mbanin përgjegjësi penale për veprimet e tyre. Sot, reforma në drejtësi është në gojën e të gjitha forcave politike, dhe ne anëtarët dhe anëtaret e AK ndihemi krenarë për përmbushjen e këtij misioni. Principi i reciprocitetit në politikën e jashtme është një tjetër ide e programit të AK dhe që po bën rrugën e saj. Mbi të gjitha bashkimi i kombit, si e drejta më legjitime dhe absolute e popullit shqiptar. Kjo është rruga e vetme që kombi ynë të ecë drejt prosperitetit.


Duket se kjo forcë identifikohet me Kreshnik Spahiun; sa të vështirë do ta keni ta ndryshoni këtë gjë?
AK është identifikuar me Kreshnik Spahiun sepse ai ishte themeluesi dhe ideatori i filozofisë së AK. Prioriteti im është të vazhdoj luftën pa kompromis – që e kemi filluar së bashku që në 2011-ën – kundër mafies shtetërore, që e ka kapur për fyti vendin tonë dhe po e mbyt.
A keni marrë ftesë nga partitë e tjera?
Ne bashkëpunojmë me të gjitha partitë joparlamentare për krijimin e një fronti unik kundër diktaturës së krimit që po instalohet me shpejtësi. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, erdhi dhe deklarata për qëndrimin e unifikuar për reformën zgjedhore.
Si e shikoni klasën politike në vend?
Për mendimin tim, të flasësh për “klasë politike” në Shqipëri do të thotë t’u bësh një shërbim shumë të madh. Termi më i saktë do të ishte “banda politike”. Sigurisht që, vendi ynë ka politikanë të ndershëm dhe me integritet, por fatkeqësisht zëri i tyre nuk dëgjohet.
Nëse do të ishte zëri juaj në parlament, për çfarë do të flisnit më së shumti?
Nëse ne do të ishim në parlament, do të ngrinim zërin kundër kapjes së organeve të vetingut nga mazhoranca, për reformën zgjedhore, nxjerrjen e ligjit për koncesionet abuzive, rrëzimin e çdo varianti të aprovimit të ligjit të plehrave. Këto janë disa nga prioritetet.


Sa paragjykohen femrat në politikën shqiptare?
Megjithëse ne mbajmë një vend nderi në krahasim me vendet e tjera për sa u përket grave të shkolluara dhe të zonja, kjo nuk reflektohet aspak në jetën politike dhe ekonomike shqiptare. Të jesh politikane te ne nuk është e lehtë. Duhet të kesh shumë kurajë dhe vendosmëri që të përballosh luftën e egër politike dhe presionin. Ka dy lloj grash në politikën shqiptare; ato që janë profesioniste të zonja dhe me integritet, dhe të “urtat”, që i kanë ngjitur shkallët e karrierës duke thënë vetëm “po”. Ashtu si një pjesë e madhe e burrave politikanë shqiptarë. Por një gjë është e sigurt: gratë janë më të përgjegjshme dhe më pak të korruptuara se burrat në politikë.
Sa ju ka larguar nga familja angazhimi në politikë?
Sigurisht, angazhimi im në politikë më ka bërë që të mos jem pranë familjes aq sa do të dëshiroja. Por mendoj që ka ardhur koha që unë të kthehem dhe, ashtu si shumë bashkatdhetarë të tjerë, të vë në shërbim të vendit tim aftësitë e mia. Dhe djemtë e mi janë mbështetja më e madhe në angazhimin që kam marrë.
Kohët e fundit jeni përfolur në media edhe si vjehrra e Floriana Garos; nga është njohur djali juaj me moderatoren simpatike?
Enisi dhe Floriana janë njohur në një udhëtim në Itali.
Si është Lumturia si vjehrrë? Më shumë jeni mikesha, apo respektoni raportin klasik nuse-vjehrrë?
Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne njihemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën.
A i ke kërkuar çiftit të ri të të bëjnë gjyshe?
Sigurisht që e pres me padurim momentin kur do të bëhem gjyshe. Është ëndrra e çdo nëne. Por vendimi i takon çiftit, dhe unë e respektoj këtë./GSH

 

Next Post
VIDEO e rëndë/ I riu nga Fieri shkelma partneres në mes të rrugës

VIDEO e rëndë/ I riu nga Fieri shkelma partneres në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In