• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhjet në Banka, Sejko kritikon policinë: Edhe ata janë përgjegjës

by Java News
28/09/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nuk ka folur asnjëherë publikisht se ku ka ceduar sistemi i sigurisë së bankave, institucioni qendror i politikes monetare bën përgjegjëse edhe Policinë e Shtetit.Guvernatori Gent Sejko ka qenë në Komisionin e Ekonomisë i shoqëruar nga shefi i kabinetit, drejtori i mbikëqyrjes dhe ai i sigurisë në Bankën e Shqipërisë për të raportuar mbi vjedhjet në banka. Përpara deputetëve ka raportuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sëbashku me kreun e Policisë së Shtetit.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kofindecialitetit të tematikës që po diskutohej, por Vizion Plus ka arritur të sigurojë fjalën e guvernatorit Sejko, i cili nuk ka kursyer edhe disa kritika ndaj policisë.

“Banka e Shqipërisë ka përgatitur një material të detajuar mbi standardet e transportit të vlerave monetare. Përveç klasifikimit të këtij transporti sipas sasisë së vlerave monetare, kemi përcaktuar për çdo klasë karakteristikat dhe nivelin e blindimit të automjeteve të transportit të vlerave, si dhe numrin e  punonjësve të SHPSF-ve,  të cilët do shoqërojnë këto vlera. Në hartimin e këtyre specifikimeve jemi mbështetur në standardet e vendeve të Komunitetit Evropian. Ne shpresojmë dhe besojmë se shumë shpejt, Policia e Shtetit, bazuar në materialin e sipërpërmendur, do të hartojë dhe miratojë aktin normativ përkatës që do të disiplinojë transportin e vlerave monetare në vendin tonë konform standardeve më të mira.”

Mësohet se guvernatori nuk ka qenë as i kënaqur me punën e bankave, sa i përket trajtimit të çështjeve të sigurisë dhe vëmendjes së kushtuar nga ana e tyre. Ai është shprehur përpara deputetëve se Banka e Shqipërisë menjëherë pas rasteve të vjedhjes ka marrë masa dhe ka kryer audite në bankat e nivelit të dytë.

Aty janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe pas rekomandimeve të bëra, bankat kanë marrë masa. Këto masa është shprehur ai, janë reflektuar edhe në një rregullore të re të hartuar dhe miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës në muajin qershor.

Por pakënaqësitë më të mëdha, lidhen me shërbimin e nivelit të ulët që ofrojnë shoqëritë e sigurisë fizike.

‘Ndërkohë, një tjetër çështje të cilën e shoh me interes ta ndaj me ju, lidhet me nivelin e ulët të shërbimit të ofruar nga SHPSF-të për transportin e vlerave monetare të bankave tregtare. Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në mënyrë të vazhdueshme, si në takimet apo korrespondencat me te gjithë instancat e Policisë së Shtetit, ashtu dhe në Forumet Kombëtare të Sigurisë Bankare. Niveli i ulët profesional i punonjësve të SHPSF-ve përbën një shqetësim konstant, përderisa janë këta të fundit që kryejnë shërbimet e sigurisë në degë apo agjenci të bankave, si dhe në shoqërimin e vlerave monetare gjatë transportit.”

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm ka pranuar se gjithë sistemi ka nevojë për reformim dhe vëmendje. Deputetët kanë pyetur disa herë kreun e bankës qendrore për vlerën monetare të vjedhur gjatë vitit të fundit në banka, por ai është shprehur se nuk ka ende një shifër të saktë./vizion plus/a.k

 

Next Post
“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë

Prokurori, prostitutat dhe kapelja mbi kokë deputeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In