• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjedhje në PL? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR, natën u zëvendësua me të re: Misteri e pikëpyetjet që fshihen pas

by Java News
29/03/2024 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kallëzim të cilin thotë se e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës më 28 mars, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e bëri publik këtë të premte, (29 mars) 1 ditë më pas. Ndryshe nga konferencat thuajse të përditshme ku fokusohet kryesisht tek pensionet, kallëzimin, Meta zgjodhi ta bëjë publik përmes Petrit Vasilit me një postim në rrjetet sociale.

Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncon një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.

E çuditshmja në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.

“Fakti që DVR  është ndërruar dhe që pajisja DVR e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën”, thuhet në kallëzimin me firmë të Ilir Metës.

Në padi Ilir Meta thotë se qëllimi i marrjes së pajisjes DVR “ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të” dhe i kërkon prokurorëve të zbulojnë autorët e kësaj ‘ngjarje kriminale’ sipas tij dhe se cilët janë personat e interesuar për të dhënat elektronike të partisë.

Meta thotë se stafi i partisë ka konstatuar edhe “lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore në tarracën e godinës”, po nga persona të paidentifikuar që sipas tij kanë hyrë fshehurazi në selinë që kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk e dinte që gjatë natës nuk kishte roje.

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik.

“Është konstatuar edhe vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka pasur defekte të njëpasnjëshme”, shkruan Meta në kallëzim.

Kallëzimi i Metës se në seli ka ndodhur një vjedhje që nuk i ngjason aspak një të tille, ngre dyshime se ndryshimin e hard diskut dhe ndërhyrjen në linjën e komunikimit mund ta ketë bërë SPAK, në kuadër të një hetimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në mesin e këtij misteri, Ilir Meta ka zgjedhur të luajë kartën e vjedhjes dhe angazhimin e prokurorisë në kërkim të një hajduti, për t’i treguar SPAK-ut se në fakt i ka zbuluar. Do të ishte jashtë profilit tradicional një hajdut që nuk vjedh sende me vlerë, por përkundrazi, merr një hard disk me vlerë të papërfillshme monetare dhe lë pas një tjetër.

E gjithë historia e mistershme në kallëzimin e Metës lë vend edhe për një skenar të dytë të mundshëm, që i lidh sërish veprimet me SPAK dhe hetimet e tij ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti e ka nuhatur këtë, dhe e ka bërë vetë ndërrimin e hard diskut për të zhdukur provat që SPAK mund t’i siguronte përmes sekuestrimit të kësaj pajisje.

Mbi dyshime se SPAK mund të ketë gjetur në seli DVR-në e ndërruar nga vetë Meta, për të shmangur akuzat që mund të ngriheshin ndaj tij për fshirjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, Ilir Meta ka denoncuar më tej se në seli i kanë hyrë hajdutët dhe kanë marrë DVR-në

Në të dyja rastet, ka lidhje me një hetim të nisur nga SPAK që ka frikësuar Ilir Metën të shkojë në skenarë hajdutësh që hyjnë lehtësisht në godinë, dinë edhe vendin e çelësit të zyrës ku mbahet hard disku (siç thuhet në kallëzim), dhe aq më tepër, u desh ky hajdut “humanitar” që ka vjedhur aq pak, për ta zbuluar meta se selia e Partisë së Lirisë ku ai punon çdo ditë, nuk ka roje nate./shqiptarja.com

Next Post
Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: Krenar për të rinjtë që na janë bashkuar. Të përgatitur për fitoren në zgjedhjet e 2025

Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: Krenar për të rinjtë që na janë bashkuar. Të përgatitur për fitoren në zgjedhjet e 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova

February 21, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpresë për 90 mijë pensionistë që mbetën pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

February 21, 2026
Ajo që nuk pamë në protestë!

Ajo që nuk pamë në protestë!

February 21, 2026
Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In