• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vjedhja e shekullit ishte imja”, arkitekti i grabitjes së Anversës: Luvri ishte me pagesë, nuk do t’ia hedhin paq

by A R
23/10/2025 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është padyshim një ekspert në këtë fushë, një mendje gjeniale dhe e pazakontë. Por kur bëhet fjalë për një grabitje të jashtëzakonshme si ajo e së dielës në Luvër, Leonardo Notarbartolo e di mirë si veprohet.

73-vjeçari nga Palermo, i cili jeton në Torino, mbrëmjen e Ditës së Shën Valentinit në 2003 hyri në një nga zemrat e ekonomisë botërore: kasafortën e Qendrës së Diamanteve në Anversë të Belgjikës. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij boshatisën 123 nga 160 depozita, duke marrë një plaçkë diamantesh me vlerë 200 milionë euro (më shumë se dyfishi i Parisit) dhe nuk lënduan askënd.

“Grabitja e shekullit” ku Notarbartolo ishte arkitekti, frymëzoi dy seriale në Amazon Prime dhe Netflix. Gjithçka u rrënua gjatë arratisë për shkak të një gabimi amatorësh, një mbështjellëse sanduiçi në autostradë nga njëri prej bashkëpunëtorëve, bëri që policia të merrte ADN-në e tij.

Pas gjashtë vitesh burg, Notarbartolo është i lirë dhe konsiderohet një nga ekspertët më të mirë të Italisë në grabitje. Il Corriere della Sera sjell këndvështrimin ndryshe të një grabitësi për katër hajdutët që vodhën një nga muzetë më të famshëm të botës.

-Notarbartolo, nëse do të ishit në anën e hetuesve, nga do ta nisnit hetimin? Si do ta gjykonit çështjen instiktivisht?

“Me siguri është një operacion me pagesë, me ndihmën e një bashkëpunëtori dhe personave të tjerë jashtë muzeut për të bërë roje dhe për të vepruar që të mundësonin arratisjen.”

-Si e përcaktoni këtë?

“Ne po flasim për një plaçkë unike, me vlerë të paçmueshme dhe të vështirë për t’u shitur. është tunduese për shumë njerëz, sigurisht, po ka një problem tjetër. Grabitja është bërë me kërkesën specifike të një klienti të pasur dhe shumë të besuar. Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Duhet të jetë një koleksionist prestigjioz i gatshëm për të mirëpritur një copëz historie në shtëpinë e tij. Gjithashtu sepse tregu i diamanteve po pëson rënie, sidomos për shkak të rritjes së atyre që prodhohen në laborator. Kështu, mbizotëron joshja për të pasur një send të ndaluar.”

-Nuk u habitët nga metoda? Duket si një grabitje e përsosur, por thuajse elementare, ku aktrimi dhe burimet tejkalojnë strategjinë. Bini dakord?

“Ata ishin shumë të mirë, por gjithçka është e mundur kur ke dikë gati që të të thotë gjithçka nga brenda, një të korruptuar. Mund ta vëzhgosh vendin sa të duash, por disa informacione nuk i merr dot. Por sigurisht, gjithë skenari ishte brilant. Kërkon personalitet dhe vetëpërmbajtje. Mendjet e mbrapshta gjithmonë guxojnë. Edhe vetëm ta mendosh të grabisësh Luvrin, duhet të jesh pak i çmendur.”

-Thoni të vërtetën, a jeni pak xheloz?

“Vetëm nëse nuk kapen. Por nuk mendoj se do t’ia hedhin paq. Unë dhe grupi im e planifikuam për tre vjet para se ta bënim, duke bërë gjithçka vetë. Pa pagesa ose blerës. Ne i bënim për vete. Nga ana tjetër, ata kishin disa të meta; disa prej tyre mund të thyhen në planin afatgjatë dhe kanë lënë disa gjurmë gjatë arratisë. Për më tepër, shënjestra ndahet me dikë jashtë grupit që tanimë është në rrezik. Nuk më ka pëlqyer kurrë; i kam refuzuar gjithnjë punët me pagesë.

-A është vjedhja e një banke më e lehtë se e një muzeu?

“E dyta, por vëmendja mediatike ndryshon. Duhet të durosh presion më të madh dhe të jesh i përgatitur të jesh në kërkim nga kushdo. Nuk po flas vetëm për autoritetet. Ja përse kam ndjekur objektiva të tjera. Nuk do ta kisha bërë dot kurrë në Torino. Karabinierët për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore janë njësia më e mirë, nuk shtoj asgjë tjetër.”

-Grabitësit parizienë ishin më të mirë sesa ti në arrati.

“Ata janë padyshim profesionistë. Është një çështje përpunimi detajesh, përfshirë marrjen në konsideratë të trafikut dhe semaforëve. Ata zgjodhën monopatinat. Kam jetuar në Paris, kështu që grabitja mund të kryhej vetëm në drekë, duke shmangur alarmin e sofistikuar të natës. Për të mos përmendur dy komisiariatet pranë. Ata realizuan një operacion të përsosur ushtarak.

-A janë ata grabitësit e shekullit?

“Mos bëni shaka me veten, unë mposhta çdo sistem sigurie në një nga kasafortat më të sigurta të botës. Pa ndihmë. Përdora llak flokësh për të mbuluar sensorin që dallon nxehtësinë dhe lëvizjet, një mburojë për të krijuar një tunel të mbrojtur nga rrezet infra të kuqe, një sistem tjetër për të nxjerrë jashtë loje fushën magnetike. Po flasim për rreth një mijë ditë programimi.

-Çfarë këshille do t’u jepje grabitësve dhe hetuesve tani?

“Të parëve do t’u thosha mos të bëjnë asnjë lëvizje për ca kohë; sistemi i vëzhgimit me Inteligjencë Artificiale do të jetë në kërkim të tyre. Nëse do të isha te autoritetet ligjvënëse, do të përqendrohesha te ‘çimka’, çdo punonjës që po hynte e dilte nga ai muze. Mendoj që historia s’ka mbaruar.”

Next Post
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
“Epsteini” ynë

Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

March 17, 2026
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

March 17, 2026
Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In