• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, “loja” me makineritë e djegies së kartëmonedhave

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës nxori urdhër sekuestrimi për dokumentacionin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me asgjësimin e kartëmonedhave të dëmtuara gjatë viteve 2010-2014.

Urdhri i sekuestros është lëshuar pasi prokuroria regjistroi procedim penal në lidhje me raportin e auditit të hartuar nga KLSH-ja në Bankën e Shqipërisë, në lidhje me asgjësimin e kartëmonedhave që duhej të kishin dalë nga përdorimi.

Sipas hetimeve të deritanishme, mësohet se janë gjetur anomali në lidhje me procedurën e ndjekur me asgjësimin e kartëmonedhave. Një prej anomalive lidhet me faktin se komisioni që ka bërë asgjësimin e kartëmonedhave me procesverbal ka pasur dy anëtarë tashmë të dënuar për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.

“Konstatohet, siç thekson edhe raporti i KLSHsë, se komisioni që ka bërë procesverbalet e asgjësimit të kartëmonedhave se ka pasur anëtarë shtetasit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, tashmë të dënuar për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë”, thuhet nga Prokuroria.

Sipas tyre, ndonëse komisionet e asgjësimit të parave kanë qenë me tre anëtarë, firmat e rregullta janë vetëm ato të dy shtetasve të akuzuar për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ndërsa firma e tretë në të gjitha rastet duket e parregullt. Për këtë arsye mësohet se është kërkuar kryerja e një ekspertimi të saj.

MISTERI I MAKINERIVE Bazuar në të dhënat paraprake të KLSH-së dhe Prokurorisë, Banka e Shqipërisë ka përdorur dy makineri që bënin asgjësimin e kartëmonedhave të dëmtuara që dilnin nga përdorimi. Njëra nga makineritë, sipas akuzës, mbante të dhëna të sakta në lidhje me kohën dhe sasinë e kartëmonedhave, si dhe prerjen e vlerën e tyre. Makineria tjetër bënte asgjësimin e kartëmonedhave duke mos ruajtur asnjë të dhënë për këtë proces.

“Ajo që vihet re është se makineria që mbante të dhëna të detajuara ka pasur kapacitet të plotë për djegien e kartëmonedhave që duhej të dilnin nga qarkullimi, por nuk është përdorur. Në mënyrë misterioze, në dokumentacion thuhet se është përdorur makineria e dytë që nuk ruan asnjë të dhënë”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, pikërisht për sasinë e kartëmonedhave që pretendohet se janë asgjë- suar me makinën që nuk ruante të dhëna, ka dyshime se mund të kenë ndodhur anomali të paligjshme. Dyshimet janë se kartëmonedha pak ose aspak të dëmtuara janë shënuar në letra, sikur janë asgjësuar me makinë që nuk ruante të dhënat, por në fakt janë rifutur përsëri në banka dhe në treg.

Për këtë arsye, prokuroria po verifikon firmat e hedhura nga anëtarët e komisionit në procesverbalet e djegies së kartëmonedhave.

HETIMI Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hartuar një raport auditi në lidhje me asgjësimin e kartëmonedhave në Bankën e Shqipërisë, ku pretendohet për një dëm prej 4 milionë eurosh në arkën e shtetit.

Pas këtij raporti të KLSH-së, prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. KLSH verifikoi mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartë- monedhave nga viti 2010 deri në vitin 2014.

KLSH pretendon se bankat e nivelit të dytë kanë blerë nga qytetarët kartëmonedha me 80 për qind të vlerës së tyre reale.

Më pas, sipas KLSH-së, Banka e Shqipërisë ua ka blerë këtyre bankave kartëmonedhat me 100 për qind të vlerës së tyre. Kontrolli i Shtetit ka thënë se diferenca prej 20 për qind në kallëzim është përfituar në mënyrë të paligjshme nga bankat, duke i shkaktuar kështu dëm arkës së shtetit.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Dhimbjet gjatë ciklit menstrual, pse mjekët e injorojnë, ja përgjigja

Dhimbjet gjatë ciklit menstrual, pse mjekët e injorojnë, ja përgjigja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In