• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, ish-inspektorja: Po bëhem kurban për…!

by Java News
04/04/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë konfirmoi fajësinë e ish-inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, ndërsa kjo e fundit e konsideroi vendimin si qesharak dhe vetëm një kurban. Golemi u akuzua nga Prokuroria për “Shpërdorim detyre” në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë në vitin 2014, duke pretenduar se ish-inspektorja nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet e kryera në arkën e Bankës. Mirëpo, akuzat e Prokurorisë janë mohuar nga Elivar Golemi, e cila për vendimin e fundit të dhënë nga Shkalla e Dytë, në një prononcim për gazetën “Panorama”, tha se do t’i bënte rekurs dhe se e konsideronte atë më shumë se qesharak.

Ndër të tjera, ish-inspektorja, e cila është shpallur fajtore dhe dënuar me dy vite burg, të konvertuara në shërbim prove, tha se gjyqi ndaj saj ishte absurd dhe se ajo është kurban i një historie që nuk është zbardhur deri në fund. “Këtë vendim është pak ta konsiderosh qesharak. Jam kurban në këtë histori dhe do të kërkoj pafajësinë”, u shpreh Golemi. Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë në datën 1 prill, ndërsa çështja është regjistruar që prej dy vitesh në këtë Gjykatë.

Shkak i kësaj zgjatjeje, sipas Elivar Golemit, është bërë dorëheqja e trupave gjyqësore, për shkak të konfliktit të interesit dhe zvarritja e trupave gjyqësore. Teksa është duke pritur zbardhjen e plotë të vendimit të Shkallës së Dytë, Golemi shprehet se ajo tashmë do të bëjë publike mbrojtjen e saj dhe do flasë, kjo për respekt të punës dhe asaj që ka dhënë gjithë ato vite në Bankën e Shqipërisë. REAGIMI Ka qenë vetë ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë, e cila me anë të një postimi në faqen e saj në “Facebook”, bëri të ditur se Gjykata e Apelit kishte konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë dhe shpallur atë fajtore për shpërdorim detyre, duke e dënuar me dy vite me kusht. “Me shumë trishtim e keqardhje, po ju njoftoj që e kam humbur edhe betejën e dytë me drejtësinë.

Gjykata e Apelit u shpreh me ‘bindje’ se me mosveprimet e mia, kam lejuar që një person të vjedhë arkat e Bankës së Shqipërisë. Dhe jo pak, por plot 7 miliardë lekë. Dhe për gjithë këtë dëm të shkaktuar bankës, unë kam marr një dënim modest prej dy vitesh me kusht, a thua se po më dënojnë për ngjarje makine në gjendje të dehur. Pasi për drejtësinë nuk ka rëndësi binomi shkak-pasojë, por mjafton të ‘varin’ diku litarin e fajësisë dhe po i duket se po rrinë fort mirë mbi qafën e një femre të pambrojtur. Nuk e di a duhet të qaj a të qesh”, shkruan ajo.

Ndërsa shpjegon praktikën e punës për rastin, ngre dyshime në lidhje me hetimet e kryera dhe vendimin e Gjykatës. “Gjykata e Apelit Tiranë konkludoi se gjithë ajo vjedhje e madhe u krye prej një personi të vetëm, që u vetëshpall hajdut dhe unë (ish -inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë) që nuk paskam ruajtur arkat. Për këdo që është i fushës dhe e kupton sado pak sesi funksionon banka dhe auditimi i brendshëm, ky vendim është jo vetëm qesharak, por i rrezikshëm më shumë për precedentin që krijon”, shkruan Golemi.

Ndërkohë që për vendimin thotë se është vetëm për të gjetur një fajtor dhe qetësuar qeverinë dhe Europën. “Ky rast është si varka e shpëtimit, që drejtimi të vazhdojë të shkelë detyrat dhe përgjegjësitë direkt, pasi gjithsesi fajtorë do të shpallet auditimi i brendshëm. Ndoshta, edhe për vetë trupin gjykues ky vendim është i tillë, pasi dikush duhet të mbajë fajësinë për të qetësuar qeverinë dhe Europën. Dhe mua nuk më mbetet tjetër gjë, vetëm të them: O Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë … e më jep forcë e durim të vijojë betejën time për drejtësi.

Mos lejo që të bëhem ‘vegël’ për me u tall sistemi me mua, por le të shërbejë kjo padrejtësi si një provë se çfarë do të thotë, kur shteti nuk funksionon dhe institucionet tallen me punën dhe djersën e njerëzve të ndershëm”, përfundon reagimin ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë.

“Departamenti që drejtohej nga Golemi, nuk kreu audit financiar”

Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se Elivar Golemi, në cilësinë e Inspektores së Përgjithshme që drejtonte Departamentin e Kontrollit, nuk ka kryer auditin financiar periodik për Departamentin e Emisionit, për gjatë tri viteve. Këto veprime, thotë Prokuroria, kanë lejuar punonjësin e bankës, Ardian Bitrajn, që të përvetësojë nga “Arka Stok” dhe “Arka për Veprim”, shuma të konsiderueshme parash.

“Nga faktet rezulton se nga ana e Departamentit të Kontrollit nuk është kryer auditimi financiar periodik në Departamentin e Emisionit për vitet 2012, 2013 dhe 2014, sipas parashikimeve të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe Rregullores së miratuar nga KM me Vendimin nr.59, datë 04.07.2001, sipas së cilave DK ka për detyrë t’i kontrollojë raportet periodike financiare, të cilat ia paraqet Këshillit çdo tre muaj, së bashku me rekomandimet dhe opinionin e tij.

Mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga ana e Departamentit të Kontrollit, i cili drejtohet nga Inspektori i Përgjithshëm, Elivar Golemi, emëruar në këtë detyrë nga Parlamenti në vitin 2011, ka lejuar që një nga punonjësit e Departamentit të Emisionit, personi nën hetim, Ardian Bitraj, prej disa vitesh, të përvetësojë nga ‘Arka Stok’ dhe ‘Arka për Veprim’, shuma të konsiderueshme parash, argumenton Prokuroria.

Për të mbështetur pretendimet e saj, Prokuroria është bazuar në nenin 54 të Ligjit Për Bankën e Shqipërisë, që parashikon se Inspektori i Përgjithshëm emërohet nga Kuvendi, për një afat 5-vjeçar. Në të njëjtën dispozitë, përcaktohen dhe detyrat e tij dhe inspektorëve të Departamentit të Kontrollit.

/a.meta

Next Post
Fotoja epike e protestës tek Kryeministria, zbulohet se nga mori frymëzim “shtizëtari”

Fotoja epike e protestës tek Kryeministria, zbulohet se nga mori frymëzim "shtizëtari"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In