Dy adoleshentë, me iniciale I.T, D.M, përkatësisht 14 dhe 17 vjeç mësohet se i kanë marrë me forcë një shtetasi gjerman 50 euro.
Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si “Plazhi i Vjetër”. Shtetasi ka bërë denoncim në Polici, duke bërë të mundur në këtë mënyrë dhe arrestimin në kohë të shkurtër të autorëve.
Po në qytetin e Vlorës, policia ka arrestuar një 20-vjeçar me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mësohet se i riu me inicialet D. F.ka humbur kontrollin e automjetit të tij në rrugën “Duro Shaka”, duke e përmbysur këtë të fundit.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur pasagjeri F.Z, gjithashtu 20 vjeç, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.