Nuk donte që ti tregonte të shoqit që kishte abortuar, kështu që vjedh një foshnjë të sapolindur në spital. 27-vjeçarja Sriwaluck Akethamsatien, pranoi se kishte vjedhur një foshnjë nga djepi i spitalit në muajin nëntor, pasi humbi tragjikisht fëmijën që mbante në bark.
Bashkëshorti ishte aq i lumtur me idenë se do të bëhej baba, kështu që për ti kursyer dhimbjen, vendosi që të merrte një foshnjë në spital dhe t’ia prezantonte burrit si të tyren.
Pas abortit, gruaja nga Phang Nga, në Talandë, vazhdoi që të shtirej sikur ishte shtatzënë, madje shkonte në spital dhe shtirej sikur bënte kontrolle. Pikërisht gjatë kësaj periudhe u njoh me një çift të cilët prisnin vajzë dhe zuri miqësi me të.
Një natë ajo i tha të shoqit se e kishin zënë dhimbjet e lindjes dhe se do të shkonte në spital për të lindur dhe gjatë atyre orëve, rrëmbeu foshnjën që sapo kishte lindur dhe e çoi në shtëpi.
Kamerat e sigurisë të spitalit, e filmuan gruan duke u larguar më vogëlushen në dorë. Kështu policia nisi hetimet dhe e arrestoi 27-vjeçaren që rrezikon deri në 5 vite burg.














