Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për “Vjedhje”. Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Afrim Kobuzi, 29 vjeç, banues në Piqeras. Ai dyshihet se më 24 dhjetor ka vjedhur banesën e shtetasit. L.K., ku ka marrë disa bizhuteri me vlerë.
Mësohet se sendet me vlerë iu gjetën në banesën e tij dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
BW/d.i.