• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vizita treditore, Obama në mision historik në Kubë

by A R
19/03/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Barack Obama do të fillojë nesër një vizitë triditore historike në Kubë, vizitë që vetëm pak më shumë se një vit më parë do të tingëllonte e pamundur.

I vetmi president amerikan që ka vizituar Kubën është Calvin Coolidge, i cili shkoi me anije në këtë ishull, në vitin 1928.

Tashmë, dekadat e armiqësisë për shkak të spektrit ideologjik duket se kanë marrë fund.

Madje, edhe e përditshmja ”Granma” e Partisë Komuniste të Kubës, që për dhjetëra vjeçarë të tërë ka mallkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si armikun kryesor të vendit, i referohet Obamës me terma miqësore.

Gjatë presidencës së tij, Obama nuk ka luajtur një rol shumë aktiv në Amerikën Latine, dikur e konsideruar si oborri i SHBA-së.

Sidoqoftë, mbërritja e Obamës në Kubë me avion përbën një hap të jashtëzakonshëm përpara.

”Me vizitën e tij Obama po dërgon mesazhin se ditët e armiqësive kanë marrë fund”, sipas Michael Shifter, president i institutit ”Inter-American Dialogue”.

Ndërkohë, për presidentin kuban, Raul Castro, kjo vizitë është kulmi i procesit të njohjes ndërkombëtare në rritje të Kubës.

Shumë shtrëngesa të llojeve të ndryshme janë hequr tashmë në Kubën komuniste. Restorantet private po shtohen dhe po bëjnë biznes të mirë, ndërkohë që represionet janë hequr. Fjalitë e shkruara nëpër mure, përfshirë frazën “Socializëm ose vdekje” duket se i përkasin një epoke të kaluar.

Në numrin e saj të fundit, revista britanike ”The Economist” tregonte me anë të një vizatimi Obamën duke pirë një puro që quhej ”Cubama”

ATSH

Next Post

Ja çfarë tregon gjatësia e gishtave për personalitetin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In