Policia e Shtetit ka bërë të ditur sot masat e që do të merren gjatë ditës së nesërme për të garantuar vizitën e kryeministrit serb.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato, ka bërë të ditur se të gjithë sektorët e policisë do te jenë në gadishmëri, ndërkohë që ka nisur edhe koordinimi me Gardën e Republikës.
Vizita do të monitorohet me helikopterë, ndërsa do të marrin pjesë mbi 1500 polisë.
Qato ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës dhe Durrësit për masat e marra dhe kryesisht për pengimin e qarkullimit të automjeteve.









