Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë detaje nga vizita e tij në SHBA. Përmes disa fotove të publikuara në rrjete sociale, Rama njofton se është takuar me Linda Thomas Greenfield, Ambasadoren e SHBA në OKB.
Sipas Ramës, ambasadorja ka shprehur konsiderata të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Postimi i Edi Ramës:
New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit./m.j