• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita në SHBA, Majko takohet me komunitetin shqiptar në Detroit

by Java News
04/02/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në “Troy Community Center” në Detroit, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko foli për hapat e ndërmarrë deri më tani dhe gjithashtu për projektet që synojnë mbështetjen dhe krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.

Ministri Majko informoi komunitetin shqiptar në Miçigan lidhur me Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, Komitetin Shtetëror për Diasporën i cili drejtohet nga Kryeministri, Agjencinë Kombtare te Diasporës dhe qëllimin e saj, e gjithashtu Projektligjin për Diasporën, që siç tha do të rregullojë shtyllat kryesore të organizimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën e tij
dg
Ndërsa përmendi përpjekjet për t’i garantuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës, ministri theksoi se diaspora duhet të ketë edhe përfaqësimin e vet politik.

 

 

Të pranishmit i drejtuan pyetje ministrit lidhur me prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata, mbi mënyrat e bashkëpunimit me diasporën, strategjinë dhe mundësinë e organizimit të ndonjë samiti të diasporës në të ardhmen e afërt.
fdghd
Më pas, ministri Majko u takua me studentë shqiptarë, me të cilët bisedoi lidhur me iniciativat që do të përfshijnë këtë pjesë të komunitetit. Ministri përmendi platformën online për diasporën ‘Germin’ dhe synimet për integrimin brenda saj të një platforme për studentët shqiptarë jashtë vendit.

U fol gjithashtu për iniciativat në fushën e investimeve, me ministrin Majko që përmendi synimet për krijimin e një dhome tregtie për diasporën e gjithashtu projekte të tjera që do shërbejnë si guidë për ata që duan të investojnë në Shqipëri.
fdghsd
Një çështje për të cilën pati shumë interes, ishte e drejta e votës. Ministri Majko informoi të rinjtë lidhur me draftin e paraqitur në komisionin e Kuvendit, duke bërë me dije përmbajtjen e tij.

Në fund të takimeve, ministri i Shtetit për Diasporën dha një intervistë për televizionin “Albanian Tv of America” ku foli për çështjet e diskutuara me komunitetin shqiptar atje, për strategjinë për diasporën dhe tema të tjera që prekin shtetasit tanë jashtë vendit.
hdhd
(BalkanWeb)

Next Post
FOTO/ Evakuohet një e moshuar e verbër në fshatin Ferras

FOTO/ Evakuohet një e moshuar e verbër në fshatin Ferras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In