• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita në Letoni, Bushati merr mbështetje për hapjen e negociatave

by Java News
21/02/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkevics, ministri Bushati diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri Rinkevics konfirmoi qëndrimin mbështetës të Letonisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Ministrat diskutuan edhe mbi situatën në rajon. Ministri Rinkevics vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë takimit, ministrat shkëmbyen mendime për çështjet e sigurisë globale me të cilat po përballet Evropa dhe bota. Ministrat Bushati dhe Rinkevics vlerësuan bashkëpunimin dhe rolin e vendeve të tyre, edhe si vende anëtare të NATO-s, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ISIS dhe rolin e aktorëve të tretë në krizat rajonale.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me kryetaren e Saeima-s letoneze, Inara Murniece, me kryetaren e Komitetit për Punët e Jashtme, Lolita Cigane, të cilat i njohu me progresin dhe aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë qëndrimit në Letoni, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të NATO e FP, në Adazi, ku po shërben kontingjenti i dytë i FARSH, me një togë EOD me 18 ushtarakë. ​

Next Post
Elbasan, 30 vjeçari hidhet nga kati i katërt, të paqarta motivet

Elbasan, 30 vjeçari hidhet nga kati i katërt, të paqarta motivet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In