• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e parë e një presidenti azerbajxhanas në Shqipëri

by
01/11/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Me ftesë të Presidentit Begaj, muajin që vjen viziton Shqipërinë Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev. Vizita e tij e parë vjen pas disa vizitave të autoriteteve më të larta shqiptare në Azerbaixhan përgjatë viteve. Në fillim të këtij viti, ishin Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama të cilët vizituan Baku-në. Në kushtet e reja gjoepolitike, vizita e Presidentit Alijev në Tiranë merr një rëndësi të vecantë në optikën e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe, si për Ballkanin, ashtu dhe për Europën, por jo vetëm.

Drejt partneriteteve strategjike afatgjata.

Azerbajxhani, një nga 6 shtetet turkmene të pavarura të rajonit të Kaukazit në Euroazi, i pavarësuar nga Rusia më 1991, po përjeton një nga epokat e tij më të mira në fushën ekonomike, diplomatike dhe tregtare. Konflikti Ukrainë–Rusi, i dha Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev një mundësi të artë për të forcuar pozitën e vendit të tij, si një pikë kalimi e rëndësishme për tregtinë globale, një burim jetik energjie për Europën si dhe për të fituar më shumë mbështetje politike ndërkombëtare për dosjen e Nagorni-Karabakut.

Gjeopolitika, gjithnjë e më tepër po kthehet në gjeoekonomi. Narativa europiane në kërkim të një alternative ndaj rrugëve tregtare që vijnë nga Kina dhe kalojnë nëpër Rusi, ka kontribuar në ringjalljen e interesit për atë që njihet si “Korridori i Mesëm i Tregtisë”. Ky korridor lidh Kinën me Europën duke kaluar përmes Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Uzbekistanit dhe Turqisë. Azerbajxhani është shtylla kurrizore e këtij korridori, nyja lidhëse midis Europës Lindore dhe Azisë Perëndimore. Me këtë vlerësim, Komisioni Europian po financon atje 2.2 miliardë dollarë për të mbështetur 25,000 kompani të vogla të cilat punojnë në fushën e tregtisë, eksportit dhe importit, përveç mbështetjes për zhvillimin e portit të Baku-së. Porti në Baku i projektuar për të transportuar kontejnerë dhe mallra nga Lindja drej Perëndimit, e kthen atë në një pikë jetike për tregtinë globale.

Nafta dhe gazi natyror janë shtylla e ekonomisë së Azerbajxhanit dhe një nga burimet kryesore të të ardhurave të vendit. Vëllimi i prodhimit të naftës në qershor ishte rreth 632.4 mijë fuçi në ditë. Sektori financon rreth 60% të buxhetit të qeverisë. Nafta dhe gazi natyror përbën rreth 90% të të ardhurave të vendit nga eksporti.

Azerbajxhani është bërë bashkëbiseduesi kryesor për europianët në fushën e energjisë dhe tregtisë. Këtë e tregon dhe intensiteti i lartë i takimeve mes dy palëve.Vetëm pak muaj më parë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Presidenti bullgar Rumen Radev, inaguruan gazësjellësin që lidh Greqinë dhe Bullgarinë.  Ndërkohë, eksportet e gazit nga Azerbajxhani në Evropë janë rritur me më shumë se 30% duke e bërë atë një nga furnizuesit alternativë të kontinentit të vjetër. Në total, Baku do të dërgojë 12 miliardë metra kub gaz në Europë në vitin 2022. Gjatë vizitës së saj në Baku në korrik, Von der Leyen dhe Presidenti Ilham Aliyev ranë dakord të dyfishojnë vëllimin e gazit të eksportuar në Europë, në pak vite. Azerbajxhani mund të eksportojë drejt Europës 20 miliardë metra kub gaz në vit, pas përfundimit të “Korridorit Jugor të Gazit”, i cili nis në Azerbajxhan dhe përfundon në Evropë, me tubacione 3500 km të gjata dhe me një buxhet prej më shumë se 45 miliardë dollarë. Për të përshpejtuar infrastrukturën e eksportit të gazit nga Azerbajxhani, Bashkimi Europian ka miratuar një financim prej 2.1 miliardë dollarësh.

Në aspektin e sigurisë, në kushtet e konfliktit në Ukrainë, bëhet më e qartë rëndësia e stabilitetit në Kaukaz. Një zgjerim i mëtejshëm i konfliktit në hapësirat ish – sovjetike, do të ishte në interes të Rusisë putiniane. Aq më tepër që Azerbaixhani është gjeografikisht nyja tokësore lidhëse midis Rusisë dhe Iranit. Të dy këto vende, mbështetëse të Armenisë, nuk kanë reshtur përjekjet për të destabilizuar rajonin. BE është e interesuar për stabilitetin e rajonit, sidomos të Azerbajxhanit, i cili ka shfaqur kredenciale të qarta dhe strategjike në marrëdheniet me BE-në. Vlen të theksohet se Azerbaixhani është i vetmi vend i OPEC plus që rriti kuotën e eksportit të naftës. Vizioni i Presidentit Aliyev ështe krejt i qartë dhe mesa duket, kundërshtarët e tij janë dhe të perëndimit.

Shqipëria, porta e projekteve të mëdha azerbajxhanase drejt Europës.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan janë të mira, sidomos ato ekonomike. Azerbaixhani është investitori më i rëndësishëm në Shqipëri në këto 30 vite. Projekti “TAP” Azerbaixhan-Itali, ku Shqiperia është vija fundore, është projekti më i madh dhe investimi më i rëndësishëm në fushën energjitike. Korridori gazsjellës “TAP” pritet të vazhdojë me projektin jonian “JAP”, i cili starton nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Italisë. Kjo do t’i jipte një frymëmarrje domethënëse ekonomisë shqiptare dhe një stabilitet për të ardhmen, sidomos nëse i referohemi krizës së sotme energjitike. Nëpërmjet dy kompanive të mëdha të gazit SOCAR (azerbajxhanase), SNAMIT (italiane) si dhe Alb-gaz-it shqiptar, pritet të shtrohet rrjeti i gazifikimit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet në fushën e turizmit mes dy vendeve kanë nevojë për një rigjallërim. Për shkak të një stanjacioni “për arsye të panjohura” projektet turistike janë në gjendje “stand by”, Azerbajxhani investoi projektin më të madh, disa miliardësh, të Portonovit në Malin e Zi. Në kushtet e reja gjeopolitike Azerbajxhani mund të vijojë me projekte të tilla edhe në bregdetin shqiptar.

Përtej interesave ekonomike, Shqipëria merr një rol strategjik për Azerbajxhanin si anëtare e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit për shkak të konfliktit në Nagorni Karabak. Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës dhe, në 30 vitet e fundit ia ka dalë të kufizojë ndikimin e SHBA në këtë zonë. E ndërsa Irani fqinj është në anën e Armenisë në këtë konflikt, azerbajxhanasit që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare, të cilat Irani i refuzon. Këto janë vetëm disa nga arsyet të cilat krijojnë kushte të favorshme që Azerbajxhani të shohë drejt aleancave solide strategjike, me partneritet jo vetëm rajonal.

Gjatë vizitës së Presidentit Alijev në Tiranë muajin që vjen, pritet që me homologun e tij shqiptar, Presidentin Bajram Begaj, të diskutohen një sërë cështjesh në interes të dy vendeve. Situata gjeopolitike, forcimi i marrëdhënieve, rritja e bashkëpunimit dhe cështjet e sigurisë, presupozohet të marrin hapësirën kryesore në diskutimin mes dy homologëve. Azerbajxhani është një vend me potencial të madh ekonomik dhe strategjik. Rrethanat gjeopolitike i japin një peshë edhe më të gjërë kësaj vizite. Pritet që të dy Presidentët të dakortësohen për shumë cështje, c’ka do të rrisë në një nivel më lartë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Shqipëria e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe një aleat të rëndësishëm në rajonin e Kaukazit. Interesi i përbashkët është thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy vendeve. Hapja e ambasadave reciproke dhe një lidhje ajrore direkte Baku-Tiranë, fillimisht do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve. Të dy vendet kanë potenciale të mjaftueshme për rritjen e këmbimeve tregtare.  Kohët që po kalon kontinenti ynë janë shumë të vështira, por njëherësh burim sfidash të rëndësishme, si dhe mundësi për një të ardhme të prosperuar për të dy vendet.

Next Post
Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Shumica e lejeve janë vepra publike, si shkollat e reja dhe pallatet për familjet e prekura nga tërmeti

Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Shumica e lejeve janë vepra publike, si shkollat e reja dhe pallatet për familjet e prekura nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In