• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje lajmërojnë protestë!

by Java News
19/10/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PDIU paralajmëron protestë nesër përpara Ministrisë së Jashtme pasi në Tiranë. Tubimi në orën 11:00 gjatë orarit të vizitës së ministrit grek Nikos Dendias. PDIU-së i është bashkuar dhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet njofton se të martën do të zhvillojë një protestë përpara Ministrisë së Jashtme pasi në Tiranë vjen ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.

Në njoftimin e tyre ata thonë se do të zhvillojnë një tubim paqësor për çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe 12 miljet detare shqiptare.

‘I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku  me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE për zgjidhjen çështjes çame” – shkruhet në deklaratën e PDIU.

Në mbështetje të këtij tubimi ka ardhur dhe lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri të cilët shprehen se do t’i bashkohen.

Ata shkruajnë se qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne u bashkohemi kërkesave të shtruara publikisht për këtë tubim, nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këto kërkesa lidhen me zgjidhjen çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë. Çështjet që ngrihen në këtë tubim paqësor janë në përputhje me qëndrimet e bëra publike në vazhdimësi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Ne, në komunikatën e datës 4 shtator 2020, kemi sqaruar se Greqia nuk e ka të drejtën e zgjerimit me 12 milje në dëm të ujërave të Shqipërisë dhe se Tirana zyrtare ka për detyrë ta kontestojë këtë diktat grabitqar. Në mungesë të kundërshtimit zyrtar, falja e territorit shqiptar bëhet fakt i kryer. Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Shqipërisë ka për detyrë t’i paraqesë përfaqësuesve të shtetit grek kërkesat legjitime për shfuqizimin e ligjit të luftës, njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, njohjen e pakicës autoktone shqiptare në Greqi, hapjen e shkollave shqipe në bazë të konventave evropiane, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arvanitase në dhe çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë. Drejtësia dhe barazia janë themeli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar mbi reciprocitetin. Çdo qytetar duhet të ndiejë detyrën për t’u bashkuar në këtë tubim paqësor” – shkruan Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare.

Shqiptarja.com

Next Post
Koronavirusi në Greqi/ Tre vdekje të reja orët e fundit, 252 viktima në total

Ja kur do të ikë koronavirusi, historia për pandemitë na jep një shans!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In