• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Lord Cameron, rëndësi strategjike e një aleati të shqiptarëve

by Java News
20/05/2024 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lavdrim Krashi*

Sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron, e rezervoi vizitën e tij të parë për këtë vit jashtë vendit në Kosovë përgjatë ditëve të para të Janarit 2024. Me këtë vizitë ai dha mesazhe se Mbretëria e Bashkuar mbetet po aq e vendosur sot për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës sa ishte për çlirimin e saj në 1999 dhe mëvetësimin në 2008. Mbështetja ishte sa politike aq edhe strategjike për Kosovën dhe faktorin stabilizues shqiptar në rajon dhe në fakt ky ka qenë qëndrimi i vazhdueshëm në politikën e jashtme të Britanisë së Madhe.  Vetëm para tre javësh ai i kërkoi NATOs për të përforcuar misionin e KFOR në Kosovë dhe kjo tashmë ka ndodhur.

Ndërkohë Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleat të fortë në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare në mbështetje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit të popujve. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, sigurisë, arsimit dhe në vitet e fundit rritja e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare janë provë e orientimit të politikës së jashtme britanike në realitetin e ri.

Nga ana tjetër, në këtë vend jeton një numër konsiderueshëm i komunitetit shqiptar, më shumë i ri se sa i vjetër, i cili është i mirëintegruar dhe me nje kontribut të madh në jetën britanike. Kontributi i tij fillon qysh rolin lobues për çeshtjen tonë kombëtare dhe njohjen e Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka një presencë të kënaqshme në botën akademike, të sipërmarrjes, në sektorin publik dhe atë privat. Ashtu si të gjitha komunitetet shqiptare kudo në botë, shërben si një urë e forte lidhëse në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ka shumë arsye pse Britania është e Madhe. Në kontekstin e temës, jo thjesht se politika e saj e jashtme ka demonstruar gjithmonë drejtësi, vendosmëri dhe durim strategjik, me doza të larta të realizmit në atë se çfarë mund të arrihet, është kënaqshëm praktike dhe mbi të gjitha qëndron fort në atë se çfarë beson – në vlerat e demokracisë.

Është me këtë kuadër pse vizita e Sekretarit të Jashtëm britanik, Lord Cameron në Shqipëri këtë javë për të shpalosur planin e qeverive të të dy vendeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e rëndësishme. Shqipëria ka shumë për të përfituar nga përvoja dhe mbështetja britanike në përballjen me këto fenomene të cilat po të luftohen në mënyrë efektive do të çlirojnë energji të jashtëzakonshme për zhvillimin e mëtejshëm dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë. Qëndrimi i palëkundur i Mbetërisë së Bashkuar në mbështetje për një drejtësi të vërtetë, larg ndikimeve politike apo interesave korruptive është themelore për aksesin e barabartë të të gjithë qytetarëve në shërbimet publike, luftën e pakompromis kundër korrupsionit, eliminimin e abuzimit me detyrën (pushtetin), dhe pasja e një kontrate të drejtë sociale midis qytetarëve dhe shtetit si rruga e vetme për një Shqipëri europiane. Kjo vizitë përforcon këtë marrëdhënie që sa vjen dhe konsolidohet midis dy vendeve.

*Deputet i Partisë Socialiste

Next Post
“Po kryem punë me atë gru q**ë, të tjerët vdesin vetë”/ U porosit nga ish deputeti si hakmarrje për vrasjen e të vëllait, 15 persona u mobilizuan për vrasjen e Durim e Valter Bamit, por…!

“Po kryem punë me atë gru q**ë, të tjerët vdesin vetë”/ U porosit nga ish deputeti si hakmarrje për vrasjen e të vëllait, 15 persona u mobilizuan për vrasjen e Durim e Valter Bamit, por…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In