• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e kryeparlamentarit në Greqi/ Idrizi replikon me Metën: Tregohu dinjitoz për çamët

by A R
10/10/2016 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e bëra nga Ministri i Jashtëm grek për çështjen çame, adresuar komisionerit Johanes Hahn.  Ai e ka cilësuar deklaratën e Kotzias të denjë për një pasardhës të Napoleon Zervës, plot sharje e kërcënime. Reagimi i Idrizit vjen në ditën kur kryeparlamentari Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare në shtetin helen dhe u takua edhe me Kotzias. Idrizi kërkon nga Meta të tregohet digjitoz, dhe të mbajë qëndrim për çështjen çame.

Ja deklarata e Idrizit:

Kam ndjekur me habi deklaratën aspak diplomatike të kryediplomatit të Athinës, drejtuar komisionerit Hahn dhe refuzoja të besoja që një gjuhë e tillë e mbushur plot më sharje, kërcënime e pohime flagrante, të shkeljeve të drejtave të njeriut, ishin pjesë e një letre zyrtare, që përfaqësuesi i diplomacisë së një vendi anëtar i Bashkimit Evropian i drejtonte Komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn.
Jam i bindur që komisioneri nuk ka as nevojë dhe as pritshmëri që ne të shkruajmë kundërpërgjigje për shkresa të tilla, të denja për një pasardhës të Napoleon Zervës dhe jo të një ministri shteti antar të BE-së, por “Unë jam shqiptar i Çamëris dhe jam Evropian”, ndaj kam detyrimin t’i përgjigjem arrogancës dhe arbitraritetit të fqinjit tim, që vazhdon të lajë duart e gjakosura nga krimi i Makbethit.
Kotzias deklaron se Greqia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë çëshjen çame.
Cilin kapitull nuk njeh, atë të shpërnguljes me dhunë të 90% të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të ekzekutimit e torturimit mes tyre të mbi 20% burrave, grave dhe fëmijëve, që renditet si një masakër e lemerishme e një akt i pastër gjenocidial.
Kjo do të thotë që xhelati ka duart e pastra dhe se së bashku me qeverinë e djeshme dhe të sotme greke keni vendosur t’ja lani e t’ja terni duart me gjak?
A e mohoni dot që ky është akt gjenocidi dhe shkelje e të drejtave të njeriut dhe Evropa ka lindur mbi këtë themel juridik e shpirtëror?
Apo akoma më tepër vrasjet makabre në
Follorinë, Kostur, Panarit, Borsh, e kudo ku ka shkelur ushtria greke?
Apo presionin dhe dhunën e ushtruar ndaj vëllezërve tanë shqiptarë që mbijetuan në Greqi pse i përkisnin një besimi tjetër, por me kushtin që të mos deklaronin botërisht kombësinë e tyre, që nuk u lejohet edhe sot?
Cilin kapitull nuk njihni? Atë të shpërnguljes me dhunë, të heqjes së nënshtetësisë, prerjes së rrënjëve të një breznie të tërë populate çame.
A e dini që unë sot nuk kam të njëjtën shtetësi me gjyshin tim, nuk kam shtëpinë dhe tokën e babës sim, dhe kjo është shkelje flagrante e të drejtave të individit?
Më së fundi ku e gjen kurajon të tregosh historinë Evropiane sipas tekës e shtrëngimit politik të fundit zoti ministër?
Ku ta çoj gjakun e të parëve të mi, që luftuan si antifashistë dhe u ekzekutuan nga kolonitë ndëshkimore Zerviste, për tu vrarë e rivrarë, nga një soj i pacipë që edhe sot e vesh krimin me pushtet dhe viktimat i lënë pa varr.
Ju kam deklaruar një herë, njëqind herë, njëmijë herë… çëshja çame do të ekzistojë deria të ketë jetë e frymë edhe shqiptari i fundit, nip e stërnip Çamërie.
Këtij krimi nuk i fshiheni dot me kërcënime e gjuhë vulgare. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë, jemi Evropianë dhe si të tillë do të sillemi, por më besoni dhe kjo është besë shqiptari: Kthim mbrapa kjo çështje nuk ka!
Dalja mbrëmë e njoftimit te letrës (por jo përmbajtja e letrës), që Ministri i Jashtëm Kotzias i nisi komisionerit Hahn, u bë në vigjilje të vizitës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në Greqi, si për të kompleksuar vizitën.
Unë uroj dhe jam besimplotë që z. Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, së bashku me delegacionin shumë ngjyrësh që e shoqëron të mbajë qëndrime të qarta për çështjen çame si detyrim i Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë dhe në vijimësi të qëndrimit të tij në Athinë në vitin 2001 në cilësinë e Kryeministrit./a.m.

Next Post
Kur ndërtohej një nga kryeveprat inxhinierike

Kur ndërtohej një nga kryeveprat inxhinierike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In