• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vizita e Kerryt / 1548 policë, helikopter dhe agjentë sekretë blindojnë nesër Tiranën

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, bëri të ditur sot masat e sigurisë në kuadër të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, të dielën në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp, Qato theksoi se “në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore , të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.  Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura më një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë”.

Sipas tij, policia do të bllokojë disa rrugë për mjetet dhe këmbësorët, ndërsa në raste urgjencash në rrugët që do të bllokohen, mjetet do të shoqërohen nga policia deri në qendrën shëndetësore më të afërt.

“Në këtë kuadër, para, gjatë dhe deri në përfundim të kësaj vizite, Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë marrë të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, parandalimin e veprimtarisë kriminale, rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në Objektet e Rëndësishme Shtetërore, si dhe në vendet e ambientet ku do zhvillohen aktivitetet e kësaj vizite, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, tha Qato.

Për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Kerry, vijoi Qato, strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe koordinojnë masat edhe me institucionet e tjera të sigurisë në vendin tonë si; Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes dhe me Gardën e Republikës.

Ai bëri të ditur se janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor kryesor Rinas – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në disa akse rrugore të qytetit të Tiranës që lidhen këtë aks rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Qato kërkoi mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, si dhe të subjekteve të linjave të shërbimit publik të transportit, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës që të shmangin lëvizjet në akset ku do ketë kufizime të qarkullimit.

Për rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarët, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qendrave më të afërta shëndetësore.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, viziton nesër, me 14 shkurt, Shqipërinë, ku do të pritet nga autoritetet më të larta të vendit. Në fokus të takimeve pritet të jenë marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe integrimi euro-atlantik i vendit.

Next Post

Balla: Blushi shan si Saliu. Ka dy vjet që nuk vjen në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In