• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Erdogan në Tiranë/ VOA: Ajo që bie në sy, anashkalimi i protokollit duke mos takuar Presidentin Meta. Ja komenti i zëdhënësit të Qeverisë

by Java News
17/01/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nisi sot një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të ngjeshur, e cila përfshin që nga përurimi i veprave të financuara nga qeveria turke, deri te nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta, duke u mbyllur me një fjalim, që presidenti turk do të mbajë pasdite në parlamentin shqiptar.

Zoti Erdogan u prit në aeroportin “Nënë Tereza” me nderimet më të larta nga kryeministri Edi Rama, me të cilin u drejtuan për në Laç, ku u përurua një kompleks pallatesh me 522 apartamente, në të cilat do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Pallatet e reja ku përfshihen njësi shërbimi si dhe mjedise shplodhëse e sportive, u ndërtuan falë ndihmës së menjëhershme, që qeveria turke ofroi për përballimin e dëmeve, përmes një fondi prej 42 milion eurosh.

Presidenti turk e cilësoi realizimin e këtij kompleksi apartamentesh një shenjë tjetër të lidhjes së fortë mes dy vendeve.

“Shenja e vëllazërisë nuk është kur t’i vjen pasi të kanë thirrur, por të qëndrosh pranë vëllait tend kur ai ka nevojë. Dhe tani e në vijim ne do të jemi gjithmonë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë në pafundësi”, deklaroi ai gjatë ceremonisë në Laç, ku sheshit pranë pallateve të reja të ndërtuara i është dhënë emri i tij.

Kryeministri shqiptar dhe presidenti turk patën më vonë një takim dypalësh në selinë e qeverisë në Tiranë, në përfundim të të cilit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Një tjetër ceremoni është parashikuar më pas, me përurimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Ndërsa fjala në parlamentin shqiptar do të shënojë dhe fundin e vizitës së presidentit turk në Tiranë.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj vizite është anashkalimi i protokollit, me mungesën e takimit të presidentit turk me homologun e tij Ilir Meta.

Ky i fundit e nisi ditën duke kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëruar dhe me pjesë nga një film dedikuar atij, ku ai shfaqej në beteja kundër turqve.

Ndërsa më vonë, kur në Laç zhvillohej ceremonia me praninë e presidentit Erdogan, pak kilometra më tutje në qytetin e Lezhës ai zhvilloi homazhe në memorialin e Skndërbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, – u shpreh zoti Fuga.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë me presidentin Erdogan, i cili konsiderohet si një udhëheqës autoritarist.

Por gjatë ceremonisë së sotme në Laç zoti Rama e përqëndroi fjalën e tij në vlerësimet për zotin Erdogan dhe rëndësisë që ai personalisht i jep miqësisë së lidhur me të, për të cilën siç u shpreh “ndjehem krenar”.

Ai pati një përgjigje ndaj atyre që e shohin me dyshim këtë marrëdhënie duke u shprehur se “Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme, edhe në diplomacinë e sotme, që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo, sepse ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua”, u shpreh zoti Rama duke ju referuar ndërtesave të reja në Laç./m.j

Next Post
Nga emergjencat, te kultura… Firmosen 7 marrëveshje mes dy qeverive, Rama dhe Erdogan në konferencë

Nga emergjencat, te kultura... Firmosen 7 marrëveshje mes dy qeverive, Rama dhe Erdogan në konferencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit sot/ Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur

December 31, 2025
Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

December 31, 2025
Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

December 31, 2025
Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

December 31, 2025
Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

December 31, 2025
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

December 31, 2025
Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

December 31, 2025
Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

December 31, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com