• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Bushatit në SHBA/ Senatori Murphy: Në Ballkan ka faktorë destabilizues

by Java News
21/03/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë vizitës në SHBA ka marrë mbështetje për kursin e reformave të qeverise shqiptare. Shefi i politikës së jashtme gjatë vizitës në Washington D.C. ka zhvilluar një sërë takimesh në Senatin amerikan dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.  Në takimin me Senatorin Chris Murphy, anëtar i Komisionit të posaçëm për Europën, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, ecurinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë.

Ministri Bushati evidentoi angazhimin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon, kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit në BE. 

Duke analizuar faktorët aktualë të destabilizimit në rajonin tonë, Senatori Murphy shprehu vlerësimin e tij për kursin e reformave shtet-konsoliduese, bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin tonë dinamik dhe parimor për më shumë siguri në rajon dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta, siç është dhe lufta kundër ISIS. Senatori Murphy ripërsëriti gjithashtu rolin e posaçëm të SHBA-së, si një aktor i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mirëqënien e Europës Jug-Lindore.

Në takimin me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashme, Ed Royce, dhe Kongresmenin Eliot Engel, biseda u fokusua mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në procesin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë, veçanërisht për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi.

Duke u ndalur mbi rëndësinë e reformës në drejtësi, palët biseduan mbi efektet e saj transformuese, jo vetëm në jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe nga pikëpamja e sigurisë, apo ajo e sundimit të së drejtës në ekonomi. Teksa vlerësuan kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Shqipëri, kongresmenët Royce dhe Engel shprehën gatishmërinë e Kongresit Amerikan për të mbështetur konsolidimin e mëtejshëm të tyre, si një fushë ku SHBA kanë investuar burime të mëdha njerëzore dhe financiare përgjatë tri dekadave të fundit.

Next Post
Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In