Nga Panajot Barka/
Në javën që lamë pas ministri i jashtëm Ditmir Bushati realizoi një vizitë zyrtare në Greqi. Duke u nisur nga raporti i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe nga sfidat e kohës, vizita mirrte një rendësi të veçantë. Mirëpo rendësia e pritur derivoi në një rendësi të llojit të veçantë. Kjo për faktin se nga njëra anë ajo tentoi të provokonte statuskwon tradicionale në marrëdhëniet dypaleshe, me kusht distancimin nga e kaluara. Në anën tjetër, palët nuk ishin në sinkron drejt këtij synimi.
Fakt është se, në qarqet politikbërese të strategjisë kombëtare të Greqisë në kuadër të BE-së, ka kohë që punohet për ndryshim kursi të saj, për të trajtuar fqinjët dhe nevojat e popujve respektiv të Ballkanit me sistem referues qytetërimin evropian. Athina ka kohë që e ka kuptuar se roli i saj në Ballkan nuk mund të fitojë parametrat e aspiruara, pa hequr nga këmbët peshat e së kaluarës, pa rivleresuar e ridimesionuar aleancat e vjetra në Ballkan, të cilat, pavarësisht konvecioneve homogjene, qofshin këto edhe fetare, nuk inspirojnë frymë evropiane dhe as i shërbëjnë drejpërdrejt interesave të saj. Në këtë frymë kjo platformë e politikës së jashtme greke trajton edhe faktorin shqiptar. Madje edhe çeshtjen e Kosovës.
Në këtë kuptim, vizita e Bushatit në Athinë ishte një test. Ministria e Jashtme Greke kishte menduar për këtë edhe elementë të suksesit diplomatik tradicional, siç ishte p.sh fakti i shkollimit në Greqi të çiftit Bushati. Por përpjekja mbeti në kufijtë e testit. Pala greke nuk guxoi të hapte qartazi letrat e veta. Ajo, përveç rezervimit që kishte në lidhje me reagimin e pritshëm të segmenteve të politikës dhe jo politikës që kanë mbetur të ankorruar në shabllonet e një politike të jashtme të së kaluarës së ngurtë,(situatë që mund të mbarsej me të gjitha pakënaqësitë që prodhon kriza greke) hasi edhe në mungesen totale të gadishmerisë së palës shqiptare për të ecur sëbashku në këtë shteg. Madje, kryediplomati shqiptar përveç se e kuptonte homologun grek pa përkthyes, reflektoi një qëndrim që i përshtatet vetëm së shkuarës.
Si në asnjë rast tjetër, në këtë vizitë nuk u fol për arritje dhe nivel shumë të mirë marrëdhëniesh dypaleshe, por për dakortësi në lidhje me egzistencen e problemeve midis dy vendeve, por pa i adresuar ato kongretisht. Për këtë shkak ministrat respektiv folën me të njejta terma “për gjetjen e mekanizmave për zgjidhjen e problemeve” duke iu referuar kongretisht parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe frymës evropiane. Por të dy palët treguan se kishin pikamje përjashtuese në referencat e tyre në këto parime. Ndërsa ministri Koxhias i mëshoi parimit të së drejtës ndërkombëtare si shprehje të frymës evropiane në marrëdhëniet midis dy vendeve, ministri Bushati revijëzoi idenë e interesit shqiptar që mund të rrjedh nga vënia në lëvizje të instrumentave të së drejtës ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. (Përshtypja në lidhje me ndërkombëtarizimin e problemeve midis dy vendeve vjen edhe nga klima e krijuar në opinionin publik shqiptar nga forca politike apo edhe nga medjat)
Diferencim esencial, kishte midis paleve edhe përsa i përket raportit të këtyre problemeve me të tashmën dhe të ardhmën e marrëdhënieve dypaleshe. Për palën greke zgjidhja e këtyre problemeve ka të bejë me çlirimin prej tyre të së tashmës dhe sidomos të së ardhmës në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë. Për homologun e tij Shqiptar, ato janë çeshtje që vijnë nga e shkuara madje “me rendësi e peshë”, por janë edhe “probleme të aktualitetit dhe të së ardhmës së përbashkët”. Pra kumtoi qartë se bëhet fjalë për një vijimësi problemesh nga e shkuara në të tashmën duke lenë të kuptohet se fajin për këto e ka Greqia. Flet për këtë edhe fakti se z. Bushati, për çdo pretendim të palës greke kishte gati një reciprocitet, herë pa lidhje dhe herë abuziv.
Kështu në kërkesën e palës greke për implementimin e marrëveshjës për varrëzat e ushtarëve grekë renë në tokën shqiptare në luftën kundër fashizmit me 1940-41, Bushati e kondicionoi me pretendimin e abrogimit të ligjit të luftës nga pala greke. Pra, bëhet fjalë për dy gjera krejt të ndryshme. I pari ka të bejë me detyrimin e palës shqiptare që rrjedh nga zbatimi i së drejtës ndërkombëtare për të renët e ushtrive në vende të huaja, sanksionuar në marrëveshjen dypalëeshe të 2009. I dyti, në rast se nuk do të pranohet praktikisht inegzistent, që rrjedh nga realiteti paqësor 76 vjeçar midis dy vendeve; nga fakti se ai ligj nuk kishte asnjë pasojë ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, nga fakti se sot mijrat e emigranteve shqiptarë në Greqi kanë pasuritë e tyre të njohura ligjerisht nga shteti grek, (qëllimisht ky ligj u lidh me pretendimet e çameve, të cilët aso kohe ishin qytetarë grekë); nga fakti se midis dy vendeve tona është në fuqi një traktak miqësie dhe nga fakti i të qenit bashkërisht vende anëtarë të NATO-s; në rast se juridikisht problemi nuk do të konsiderohet i ezauruar nga vendimi i qeverisë greke me 1987, atëherë do t’i duhet Greqisë të ngrejë pretendimin se Shqipëria ende edhe sot e kësaj dite nuk ka në dorë asnjë dokument juridik abrogues të ligjit të parlamentit shqiptar të 1939, sipas të cilit Shqipëria i shpallte luftë çdo vendi me të cilin ishte në lufte dhe Italia, (në rastin kongret Greqia) ligj që u bë shkak i dekretit të mbretit të Greqisë sipas të cilit Greqia ishte në luftë me Italinë dhe Shqipërinë pas sulmit ndaj saj me 28 tetor 1940. (Italia pati guximin dhe abrogoi ligjin ngjashëm të luftës ndaj Greqisë).
Po ashtu zoti Bushati, kërkesës së Presidentit grek për respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri iu përgjigj me kërkesat për të drejta që i sigurojnë identitetin etnik e kulturor të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Së pari, pavarësisht të drejtës për këto kërkesa, z. Bushati duhet të dijë se Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi mund të jenë faktorë që ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve, por në statusin e tyre juridik dhe etnik nuk ka asgjë të barabartë që të mund të krijojë bazë reciprociteti dhe as ka praktikë të tillë në botë. Së dyti, ai pohoi indirekt se në lidhje me Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri, shteti shqiptar që nga themelimi i tij, nuk ka ratifikuar asnjë dokument të plotë juridik, (me përjashtim të protokollit të Korfuzit) që t’i njohë dhe t’i garantojë këtij minoriteti statusin etnik dhe të drejtat e tij në shtetin shqiptar. (Statusi i këtij minoriteti në Shqipëri është një formalitet praktik që buron nga një realitet i caktuar apriori nga forcat pushtuese italiane të Jugut të vendit me 1916-1920).
Tregues që kreu i diplomacisë shqiptare nuk dha asnjë garanci për ridimesionimin e marrëdhënieve midis dy vendeve ështe edhe fakti që në takimet e tij me përfaqësuesit e shoqatave të emirganteve shqiptarë në Greqi më shumë ishte i interesuar t’u tregonte se si i kishte kërkuar palës greke abrogimin e ligjit të luftës, se sa t’u fliste për përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve që do të çojë në përmirësimin e kushteve të tyre të punës e jetesës në Greqi (Pra ai kondicionoi këto marrëdhënie me abrogimin e një ligji faktikisht dhe juridikisht inegzistent dhe rrjedhimisht pa asnjë pasojë mbi ta dhe popullin shqiptar)
Në këtë kuptim falenderimet e përseritura të Bushatit për ndihmën e Greqisë në rrugën euroatllandike të Shqipërisë, nuk kanë asnjë vlerë kur të paktën nuk përbejnë shkak për përmirësimin e marrëdhënieve dypaleshe dhe krijimin e një klime besimi reciprok. Aq më keq kur Shqipëria nuk ka bërë asgjë në favor të Greqisë, siç ndodh me vendet e tjera të cilësuara nga Shqipëria si aleatë strategjikë. (Merre me mend çfarë do të ndodhte në rast se Greqia do të sillej si Çekia, e cila u bë gati të bllokonte MSA të Shqipërisë me BE për të mbrojtur interesat e një firme private çeke në Shqipëri)
Si përfundim vizita e zotit Bushati në Athinë konfirmoi edhe një herë se në raport me Greqinë, Tiranës, më shumë se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe i intereson egzistenca e problemeve me synim të pahequr për të etiketuar në sytë e shqiptarëve Greqinë si fajtore përmanente, situatë që shërbën për të ushqyer nacionalizmin e trashëguar antihelen në segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, për ta përdorur në vijim si valvul shkarkimi të problematikës serioze e gjithëplanëshe të brendshme. Një manipulim i tillë e bën gjithashtu, më të lehtë lojën e politikës shqiptare në favor të tretëve, interesat e të cileve janë historikisht kundër interesave të bashkëpunimit shqiptaro-grek, si i vetmi bashkëpunimi që u garanton, si Greqisë edhe Shqipërisë një rol strategjik në Ballkan dhe me gjerë në Evropën qëndrore e juglindore. (Aktivizimi së fundmi i interesave të Ausrtrisë në rajon e përafron shumë tablon e fillim shekullit të kaluar.) Në lidhje me këtë, vet Tirana tregon mosmirënjohje praktike për faktin se në Greqi jetojnë më shumë shqiptarë, emigrantë të brezit të ri, se në çdo vend tjetër të botës, se Greqia, që nga 1990 u bë pjesa kryesore e zgjidhjës se krizave të perseritura në Shqipëri, se Greqia është partneri ekonomik i saj më i rendësishëm në rajon, se në spitalet e Greqisë gjeten sherim falas me dhjetra mijra shqiptarë, se kultura greke përbën pjesën me aktive të atraksionit kulturor e turistik shqiptar etj.
Po ashtu, rezultatet e vizitës Bushati në Athinë tregojnë se po nuk ndërmjetësuan zhvillimet të tjera korrigjuese e pozitive, do të jetë i vështirë rinovimi i traktatit të miqësisë midis dy vendeve, i cili këto 20 vjet edhe pse ishte më shumë në pozita inaktive, luajti një rol primar në garantimin e një niveli të mirë marrëdhëniesh midis dy vendeve.