Në vijim të vizitës zyrtare në Moldavi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u pritën në një takim nga Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.
Përmes një postimi në facebook Balla, bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.
Gjithashtu ai ashton se u diskutua edhe mbi fushën e turizmit.
“Pritja nga Kryeministri Dorin Recean në Selinë e Qeverisë së Republikës së Moldavisë. Do të përmbyllim së shpejti marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore, të njohjes së lejeve të drejtimit, të notave dhe diplomave, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri”, shkruan Balla në facebook./m.j