• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizë për trajtim mjekësor në SHBA, hapat që duhet të ndiqni për ta përfituar

by Java News
14/09/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati amerikan Kieran Both përmes përgjigjes për lexuesit e tij jep këshilla të vlefshme për të gjithë ata që kërkojnë të marrin një vizë për trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetja: Unë jam shtetas amerikan dhe jetoj në Bruklin, NY. Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë. Unë dëshiroj që ai të vijë në Nju Jork dhe ta bëjë operacionin këtu. A mund të siguroj një vizë për të? Nëse po, ju lutem më shpjegoni procesin.

Përgjigje: Babai juaj mund të bëjë kërkesë për vizë me qëllim trajtimi mjeksor në SHBA. Ju mund ta ndihmoni babain duke përgatitur gjithë dokumentacionin që nevojitet për këtë rast.
Viza B-2 i jep mundësi pacientit të huaj të hyjë në këtë vend dhe madje të përfitojë edhe zgjatje të vizës, nëse do të jetë e nevojshme për vazhdimin e trajtimit.
Babai juaj duhet të aplikojë për vizë në konsullatën amerikane apo në ambasadë. Konsullata mund t’i kërkojë dokumenta shtesë për intervistën në të cilat përfshihen:
• Diagnoza mjeksore e konfirmuar nga një mjek që është i aprovuar nga konsullata. Mjeku duhet të spjegojë detajet e sëmundjes, domosdoshmërinë e trajtimit në këtë vend duke përfshirë koston e trajtimit mjeksor , pagesën e mjekut, pagesën e spitalit dhe të gjitha shpenzimet e tjera medikale. Nëse babai juaj ka nevojë për një person që do të kujdeset për të duhet përfshirë emri i personit dhe te spjegohet në detaj përse është i nevojshëm ai/ajo për shoqërimin e babait tuaj.
• Ai gjithashtu duhet të provojë për mundësinë e transportit, dhe shpenzimeve në SHBA. Kjo bëhet me deklarata bankare, taksat mbi të ardhurat,të tijat ose të personit që e merr përsipër financimin e tij si shoqërues i babait tuaj.

Në marrjen e vendimit për dhënien e vizës, konsullata do të marrë parasysh faktorët e mëposhtëm:
• Faktin që babai juaj ka një banesë tjetër jashtë ShBA të cilën ai nuk ka ndërmënd ta braktisë. Babai juaj duhet t’i dorëzojë konsullatës amerikane dokumenta që vërtetojnë lidhjet e tij me Shqipërinë. Për shëmbull, që ai punon në Shqipëri dhe puna e tij është permanente, gjendjen financiare dhe lidhjet me familjen e tij atje, që i jep arsye të forta për t’u kthyer sërish në atdhe. Të krijojë bindje se në këtë shtet do qëndrojë vetëm për shkak të trajtimit mjeksor dhe deri në përfundimin e këtij procesi e jo të kërkojë të qëndrojë në SHBA.
• Të mos krijojnë asnjë dyshim që ata do të vijnë në këtë vend me qëllim për të emigruar.

Visa është një dokument udhëtimi që përfaqsohet nga një vulë që vihet në pasaportin e aplikantit që lëshohet nga Departamenti i Shtetit në zyrën konsullore jashtë Amerikës. Viza mund të jetë për një hyrje ose më shumë (M) me një datë skadimi, që shkon nga një ditë deri 10 vjet. Data e skadimit të vizës është edhe data e fundit për hyrje në Amerikë.
Me t’u dhënë, viza B-2 nuk i garanton personit të drejtën të hyjë apo të qëndrojë në Amerikë ose të marrë një vizë të re. Viza thjesht e lejon një person të aplikojë për t’u pranuar në pikën e hyrjes në SHBA, aeroport ose pikën e kufirit. E drejta për të qëndruar në këtë vend qëndron në duart e përfaqsuesit të (CBP) Departamantit të Sigurisë së Vendit.
Si pacienti edhe shoqëruesi i tij, janë të detyruar ta lënë këtë vend me të mbaruar trajtimi mjeksor.Qëndrimi i tyre mbaron në datën e shënuar në kartonin e bardhë I-94. Qëndrimi pas asaj date krijon probleme për të ardhmen e tyre, në rast se do të kërkojnë të vijnë sërish në SHBA .Kërkesa për shtim kohe qëndrimi duhet bërë pa mbaruar data e skadimit në I-94 ku thotë ”Admit Until”…

Është e rëndësishme të kujtohet se viza B-2 për trajtim mjeksor(medical treatment) si babai juaj, është e kufizuar në aktivitetet me karakter mjeksor , ndryshe shkelja e këtij regull i heq të drejtën për të kërkuar zgjatjen e vizës, ose edhe më e keqja mund të deportohet dhe t’i mohohet ardhja sërish në këtë vend.
Kur Departamenti i Shtetit përmes konsullatës i refuzon aplikantit vizën B-2, disa aplikantë mund të hyjnë në SHBA duke aplikuar për “Humanitarian parole”. Kjo lloj vize jepet nga DHS . Për të sponsor mund të bëhet një shtetas amerikan, ose rezident permanent. Informacioni për aplikimin për“Humanitarian parole” këtë proces gjendet në linkun: https://www.uscis.gov/humanitarian/humanitarian-or-significant-public-benefit-parole-individuals-outside-united-states

Humanitarian parole: Nuk rekomandohet me qëllim për zgjatjen e vizës nga pacientët që janë këtu me trajtim mjeksor./Gazeta Illyria

ma.me

Next Post
Tatimet: Njihuni me 12 llojet e të ardhurave personale që nuk taksohen

Tatimet/ Detyrimet e personave juridikë me xhiro mbi 8 mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In