• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizatimi më i vjetër/ Zbulimi bëhet në një shpellë të Afrikës së Jugut

by Java News
13/09/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë vija të kuqe në një copë guri të gjetur në një shpellë në Afrikën e Jugut mund të jenë vizatimi më i hershëm i njohur deri më tani, i realizuar nga homosapienët. Kësisoj kanë raportuar arkeologët të mërkurën. Artefakti, për të cilin shkencëtarët mendojnë të jetë i vjetër rreth 73 mijë vjet, është para datës së mëparshme të njohur për vizatime abstrakte të realizuar nga njerëzit nga Evropa, para rreth 30 mijë vjetësh, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

“Kemi ditur shumë gjëra që mund të bënin homosapienët, por nuk e kemi ditur se mund të vizatonin asokohe”, ka thënë Chrishtopher Henshilëood, arkeolog i Universitetit të Bergenit në Norvegji, i cili është autor udhëheqës i studimit. Gjetja e publikuar në “Nature”, mund të sigurojë një lloj vështrimi në origjinën e përdorimit të simboleve nga njerëzit, që hodhi themelet e gjuhës, matematikës dhe civilizimit.

Vizatimi antik është zbuluar në shpellën Blombos, e cila është rreth 321 kilometra në lindje të Cape Town. Depozitat arkeologjike të këtij lokaliteti datojnë prej 70 mijë deri në 100 mijë vjet më parë, gjatë periudhës së mesme të gurit. Brenda shpellës, shkencëtarët kishin zbuluar dhëmbë homosapienësh, vegla, kocka, gdhendje e rruaza të bëra nga guaskat.

Luca Pollarolo, hulumtuese në Universitetin e Witwaterstrand në Johannesburg, ishte duke pastruar disa gurë të këtij lokaliteti kur kishte hasur në një brisk të vogël, mbi të cilin dukej se ishte vizatuar diçka. Shënjimet përmbanin gjashtë vija të drejta, gati se paralele, që ishin kryqëzuar diagonalisht nga tri vija paksa të lakuara.

“Mendoj që kam parë më shumë se dhjetë mijë artefakte në jetën time deri më tani dhe asnjëherë s’kam parë vija të kuqe në një brisk”, ka thënë Pollarolo. “Nuk mund ta besoja se çfarë kisha në duar”.Ai e kishte kontaktuar Henshilëoodin dhe Karen van Niekerk, po ashtu arkeologë nga Universiteti i Bergenit, dhe ishin pajtuar që ia vlente të hulumtonin tutje.

Ata e kishin marrë artefaktin me vete në Francë, për t’u ekzaminuar nga Francesco d’Errico, një arkeolog i Universitetit të Bordeauxit. Atje, ekipi duhej të përcaktohej nëse vijat e kuqe ishin vizatuar në gur dhe nëse jo, prej çka ishin bërë ato.

Duke përdorur mikroskop, laser dhe një mikroskop skanues të elektroneve, ata u përcaktuan se kishte shënjime në majë të gurit dhe që ato ishin bërë nga okeri i kuq, një lloj pigmenti natyral që shpeshherë përdorej për të bërë piktura parahistorike në shpella.

Në fakt, njerëzit antikë në Shpellën Blombos, ishin duke bërë piktura okeri qysh para 100 mijë vjetësh.“Ata pastaj është dashur të përcaktojnë sesi bëheshin këto vija. A ishin pikturuar apo vizatuar”, ka thënë van Niekerk. Pas hulumtimeve u përcaktuan se bëhej fjalë për vizatim, jo për pikturë.

Henshilëood dhe ekipi i tij, po ashtu, kanë treguar që vijat e kuqe ishin vizatuar në një sipërfaqe të lëmuar. Kjo tregonte që brisku dikur ishte pjesë e një guri më të madh, që njerëzit parahistorikë mund ta kishin përdorur për të copëtuar okerin.

Ata nuk kanë mundur të thonë saktësisht se cili ishte qëllimi i vizatimeve dhe as nëse kishin ndonjë kuptim më të thellë. Por kanë disa hamendësime.“Jam i bindur që janë më tepër sesa shënjime të zakonshme”, ka thënë Henshileëood. “Mendoj që definitivisht është simbol dhe ka një mesazh këtu”, ka shtuar ai.

Ekipi i arkeologëve, po ashtu, beson që vizatimet mund të jenë bërë nga një anëtar i species sonë dhe jo nga ndonjë tjetër, sepse ata kanë gjetur vetëm mbetje të homosapienëve në shpellë.

Shembujt e mëparshëm të abstraktit dhe teknikave të figurave vizatuese para kësaj gjetjeje kishin dalë në shpellën “Chauvet” në Francë, “El Castillo” në Spanjë, “Apollo 11” në Namibi dhe lokalitetin Maros në Indonezi, që datojnë rreth 42 mijë vjet më parë.

“Deri më tani, nuk e kemi ditur që vizatimi ishte pjesë e repertorit të homosapienëve antikë”, ka thënë van Niekerk. (b.an)

Next Post
Shokuese! Babai vret foshnjën pasi partnerja refuzoi të kryenin marrëdhënie

Shokuese! Babai vret foshnjën pasi partnerja refuzoi të kryenin marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In