Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili miratoi me 420 vota pro rekomandimin për heqjen e vizave me Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri thumbon Parlamentin Europian për të cilin thotë se hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.
“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”- ka shkruar Rama. /ma.me