Bekim Çollaku, ministër për Integrim Evropian, ka shprehur bindjen se procesi i liberalizimit është mundësi e mirë që serbët e Kosovës të pajisen me pasaporta kosovare.
“Kjo do të ndihmojë edhe në inkuadrimin e jetës shoqërore dhe politike të Kosovës”, ka thënë Çollaku për mundësinë që serbët të pajisen me pasaporta kosovare.
Ndërsa, për qytetarët të cilët do të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për të punuar në vendet evropiane, ka thënë se do të marrin dënime. (b.an)