Vito Kapo, ishanëtare e Komitetit Qendror të PPSHsë, ka reaguar pas nismës për heqjen e dekoratave, të cilën e sheh si absurde.
Sipas ishbashkëshortes së Hysni Kapos, po u mohohet sakrifica atyre mijëra njerëzve që kanë luftuar për liri.
“Ky është një vendim qesharak. Është një vendim sa për të qarë, edhe për të qeshur. Nuk mund t’ua mohosh sakrificën dhe meritën luftëtarëve për liri, atyre që rrezikuan jetën për lirinë e vendit. Kjo që po kërkon të bëjnë PS dhe PD është absurde. Unë nuk e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi. PS dhe PD, siç duket, paskan frikë nga lavdia e Luftës Antifashiste që bëri populli shqiptar. LANÇ është epopeja legjendare e popullit tonë dhe ne duhet të ndjehemi krenarë për sakrificën e të gjithë partizanëve, që sollën çlirimin e vendit”, thotë Kapo.
Sot