• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Viti tragjik 2016 dhe boshllëku i atyre që ikin

by S M
26/12/2016 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

As fantazia më e çmendur nuk do të kombinonte kaq pranë dhe në mënyrë fatale, dy fate njerëzore kaq të ndryshme dhe kaq të largëta, sa ato të Bujar Lakos e George Michael. Madje, sikur në mes të mos ishte vdekja me përzgjedhjen e saj të verbër, këto dy personazhe publikë dhe tejet të çmuar nga publiku i tyre, në ambjetin e tyre, nuk do të ishin të krahasueshëm në asgjë.

I pari, artisti i madh e karizmatik shqiptar, me rolet e të cilit janë “rritur” dy breza njerëzorë kudo ku flitet shqip. Kurse i dyti, një greko-qipriot i lindur në Britani, me një jetë kontroverse por edhe me një art gjithashtu të madh, që la pas një trashëgimi që do ta kishte zili çdo këngëtar sado i njohur. Këto dy vdekje ndodhën pak orë pasi një ansambël i madh koristësh, Kori Aleksandrov, humbte jetën në mënyrë tragjike në ujrat e ftohta të Detit të Zi, rrugës për një koncert në frontin e luftës siriane. Pa harruar të madhin Lazër Filipi, që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Eshtë arti, emëruesi i madh i përbashkët i të gjithëve.

Mjafton bilanci i javës së fundit të dhjetorit, për të konkluduar se 2016-a ka qenë një vit tragjik për artin botëror. Pas David Bowie dhe Colin Verncombe qysh në muajin e parë të vitit, kanë ikur nga kjo botë aktorë e muzikantë-ikona të skenës ndërkombëtare. Prince, Leonard Cohen, Glenn Frey apo Greg Lake. Muzikantë që kanë bërë epoka në zhanret që kanë kultivuar, në vitet kur kanë jetuar. Tashmë lista e mësipërme e njerëzve të artit të larguar gjatë vitit 2016 ndodhet e zbardhur në të gjitha mediat, kushdo ka rastin të bëjë një bilanc sesa boshllëk të pazëvëndësueshëm krijoi viti 2016 në Olimpin e artit botëror.

Por, për ta kthyer temën e dhimbmshme të vdekjes brenda “sinorit” tonë, ikja e të madhit Bujar Lako, përtej dhimbjes dhe habisë kolektive që shkaktoi sot në botën shqiptare, shënon me forcë edhe një herë më tepër fatalitetin e artistit në raport me popullin, shoqërinë, spektatorin e tij të vjetër apo të ri. Plejada e madhe e artistëve të viteve 60-70 e 80 tashmë po rrallohet me shpejtësi. Nuk janë më Kadri Roshi dhe Sulejman Pitarka, Vaçe Zela, Agim Qirjaqi, Albert Verria, Roland Trebicka dhe Minella Borova e plot të tjerë që do të meritonin të ishin në krye të kësaj liste. Ikën thuajse të gjithë, me një boshllëk të përbashkët në vitet e tranzicionit: përtej moshës që bënte të vetën, atdheu i tyre nuk u dha dinjitet në profesionin që dinin ta ushtronin më mirë se kushdo.

Shikoni të madhin Lako që sapo u nda nga jeta. Thuajse të gjitha rolet e këtij aktori të madh të ekranit shqiptar, ndodhen matanë “telit me gjemba” të epokës komuniste. Fare pak role në teatër, thuajse asgjë në kinematografi. E njëjta gjë vlen për shumë e shumë kolegë të mëdhenj të Bujar Lakos që sot nuk jetojnë më. Mundësia e tyre e përzgjedhjes në vitet e tranzicionit ishte drakoniane: ose të linin vendin, për të bërë punë të rëndomta, ose të vegjetonin në ambjentin e degraduar shqiptar, ku Kinostudio ndahej në thela për biznese që s’kanë asnjë lidhje me filmin, ku kinematë rrënohen, ku sallat e koncerteve vazhdojnë të jenë “dhoma frigoriferike” gjatë dimrit dhe ndodhen në gjendje të mjeruar, ku teatrot, estradat, cirku, e të tjera institucione artistike shihen si periferia e panevojshme e një zhvillimi kaotik dhe që shkel me këmbë vlerat dhe i falet vetëm parasë!

Shqipëria e 25 vjetëve të fundit nuk ka qenë një atdhe i drejtë as për Bujar Lakon, as për të mëdhenjtë e artit që lanë pas boshin, hiçin e një kulture prej “fast food”-i ku dominojnë klikimet mbi zërin, videoklipet gjysëm-erotike mbi artin e vërtetë, pseudonimet e “shpifur” anglo-shqiptarë, mbi identitetet e vërteta. Bujar Lako iku i kujtuar si Gjeneral Gramafoni dhe si Komandant Bermema. Ka bërë shumë me veprën e tij për vendin e tij. Po Shqipëria a bëri mjaft për të dhe të tjerë si ai, që i dhanë nder dhe emër artit të atdheut të tyre e që sot s’janë më?!

Next Post
Edhe sa vite jetë ju kanë mbetur? Bëni këtë test dhe do ta mësoni

Edhe sa vite jetë ju kanë mbetur? Bëni këtë test dhe do ta mësoni

Comments 1

  1. Milena says:
    9 years ago

    Skender,sektori artit,qenka I panjohur per ty.Bile deri ne ate masa,sa qe edhe artistet me te vertete te medhenj shqiptar,nuk I njihke.Por mos harro,se vetem artistet nuk ndahen ne parcela,sic ndani ju gazetaret sektoret e tjere te jetes.Ata jane artiste,qe edhe ne kushte shume te veshtira,per ata,i kane dhene popullit jete,po,po,jete.Disa kolege te tu,na kane paraqitur disa lloje inventaresh per cka ka ndodh ne vitin 2016.Mire ,apo keq,te pakten si inventor,nuk shahen.Por ti,as edhe inventarin e vlerave ,qe ” Idhane nder dhe emer artit te atdheut te tyre”,si thua edhe vete,pra kete inventa.r,nuk mund ta permbledhesh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In