• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i SPAK

by Java News
01/01/2024 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vitjon Nina

Shqipërisë i janë dashur tre dekada të mundimshme, herë demokratike e herë më pak, për të përshkuar një rrugëtim narrativ për nga drejtimi i drejtësisë.

30 kapitujt e parë gjithsesi, kanë qenë thuajse krejtësisht të shkretë, me përpjekje sporadike për të çarë kontrollin politik mbi një sistem mbi politik dhe për të tejçuar në opinion reflektimin e një drejtësie që minimalisht lëviz, edhe nëse nuk funksionon.

Do të duhej të ngrihej një strukturë e posaçme hetimi dhe gjykimi, për të bërë që shpresa e shqiptarëve në sistemin gjyqësor të rizgjohej dhe këtë e solli Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila pas ngjizjes dhe një periudhe tre-vjeçare të avashtë lëvizjeje, ka marrë tashmë në dorë frenat e lojës.

Kjo, jo pas vitesh të tëra mundimi për ngritjen e kësaj strukture, përkundër mungesës së vullnetit dhe dëshirës politike në këtë aspekt.

Kurrë më shumë se në vitin 2023, ka hetuar SPAK politikanë dhe persona të përfshirë në botën e krimit të organizuar.

Por, impaktin më të madh, e ka dhënë pikërisht me të parët, duke e thyer edhe një mit të pathyeshmërisë në vend.

Nisja në fakt vjen nga fundi, sepse një ditë përpara përmbylljes së 23-shit, historia do të shkruhej me dhënien e një mase “arresti në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili po hetohet në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksi Partizani.

Njëjtë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po në të njëjtën çështje, po i akuzuar njësoj.

Berisha do të ishte gjatë këtij viti goditja më e madhe (dhe më e papritur ndoshta) e SPAK-ut dhe kreut të saj të zgjedhur po këtë vit, Altin Dumani, i cili e ka çuar standardin në tjetër nivel nga paraardhësi i tij, Arben Kraja.

Dumani – në realitet i mbështetur në mënyrë të palëkundshme nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian – ka qenë ndër figurat më të përfolura qoftë mediatikisht, qoftë në opinionin publik, për rolin e tij në spastrimin e skenës politike nga korrupsioni dhe krimi.

Këtë më së shumti ia ka bërë partisë në pushtet, asaj Socialiste, ku ish-zyrtarë, zyrtarë aktualë, kryebashkiakë apo persona të tjerë, gjenden pas hekurave sot, disa të dënuar e disa nën akuzë, disa në arrati e disa në pritje për vendime ndaj tyre, por të gjithë të pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë që e ka përfshirë SPAK-un.

Çështje shumë të mëdha si ajo e inceneratorëve, tenderime në bashki, apo edhe afera të shkuara, rëndojnë mbi supet e të majtëve në 365 ditët që lamë pas.

Më e bujshmja, pa diskutim ajo e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili edhe pse në arrati, është ndër të akuzuarit kryesorë për çështjen e skemës së inceneratorëve.

Ahmetaj në një pikë të vitit, u kthye teknikisht në ish-zyrtarin më të lartë nën akuzë nga SPAK, ku përllogaritet se ai i ka shkaktuar shtetit miliona euro dëm me inceneratorët, por edhe mbi mbi 7 miliardë lekë dëm, sa i takon privatizimit të një ish-furre buke.

Ai vetë, e ka përcaktuar çështjen si një persekutim politik, ka kërkuar disa herë lirimin nga akuzat, apo edhe heqjen e sekuestros së pasurive, por gjithçka ka qenë e kotë.

Ahmetaj e ka pasur të pamundur justifikimin e akteve të tij dhe sot në arrati, vijon të gjykohet.

Por në çështjen e inceneratorëve, edhe pse emri i Ahmetajt është më i larti i përfshirë, ka pasur gjithashtu përmbyllje gjykimesh për ish-ministrin e Bujqësisë, Lefter Koka, apo Sekretarin e Përgjithshëm të asaj kohe në këtë ministri, Alqi Bllako.

Të dy ata, janë dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vepra të ndryshme penale, mes të cilave edhe shpërdorimi i detyrës, apo përfitimi nga tenderët. Zyrtarë të tjerë gjithashtu i janë bashkuar dënimeve kolektive që GJKKO ka lëshuar, pas hetimeve të përmbyllura nga SPAK.

Çështje më vete, e rikthyer në kohë, edhe ajo e koncesionit të Sterilizimit, ku janë lënë në burg një ish-zëvendësministër socialist, Klodian Rjepaj, si edhe një biznesmen, Ilir Rrapaj, por që nën akuzë është një “peshk më i madh”, me hetimet që vijojnë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në fillim të vitit, filtrin e SPAK nuk e kaloi as Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm për kohën në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Gjokutaj, së bashku me të tjerë zyrtarë, u akuzua për shpërdorim detyre.

Të qetë veçanërisht nuk kanë qenë kryetarët socialistë të bashkive të ndryshme, me raste të njëpasnjëshme të evidentuara nga SPAK.

Siparin e kishte hapur Fatos Tushe i Lushnjës që vitin e shkuar dhe me shtimin e dënimit ndaj tij këtë vit, me pesë vjet burg.

Por emri i Tushes është harruar mes dosjeve voluminoze për kryebashkiakët socialistë, që SPAK ka kaluar në dorë.

Me radhë, Lefter Alla i Bulqizës, Vangjush Dako i Durrësit, Safet Gjici i Kukësit, Fran Tuci i Fushë-Arrëzit, u arrestuan dhe iu bashkuan disa të tjerëve pas hekurave.

Të tjerë janë ndërkaq në hetim, ku përmenden Rakip Suli i Kamzës, Kreshnik Hajdari i Kuçovës, apo Edison Memolla i Rrogozhinës.

Kryebashkiakët socialistë në SPAK madje, nuk janë më as një lajm i bujshëm, duke parë shpeshtësinë me të cilën shkojnë në dyert e institucionit hetimor për t’u marrë në pyetje.

Pas nuk ka mbetur as bashkia kryeqytetase, ku pavarësisht se filtrit deri tani i ka shpëtuar Erion Veliaj, zyrtarë të tjerë në Bashkinë Tiranë, janë arrestuar ose janë nën hetim për rastin e inceneratorit.

Por edhe rikthime çështjesh të bujshme kanë ardhur në drejtësinë shqiptare, me atë të Gërdecit si kryesoren dhe më të larmishmen, ku praktikisht procesi po ripërsëritet dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, apo djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, mund të pësojnë fate të ngjashme me pararendësit.

E megjithatë, ende mungon ajo “qershi mbi tortë” e SPAK-ut, çështja e cila do të bënte ndoshta ndryshoren tërësore në drejtësinë shqiptare dhe që kërkohet me ngulm çdo vit.

Ndaj, pyetja është: Po 21 janari, në 2024?

PS: Fitorja e vërtetë e SPAK, do të ishte çrrënjosja e korrupsionit endemik në administratën shqiptare. Do ta arrijë dot këtë?

Next Post
Dua Lipa e uron Vitin e Ri nga India: Ndihem shumë me fat

Dua Lipa e uron Vitin e Ri nga India: Ndihem shumë me fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In