• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i ri shkollor / Basha uron nxënësit dhe i bën thirrje qeverisë: Testo mësuesit!

by A R
13/09/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, kësaj radhe ndryshe nga herët e tjera për shkak të masave të imponuara nga pandemia e Covid-19, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nxënësit që do të ulen në bankat e shkollës.

“Të  dashur mësues, nxënës e prindër që nesër me bashkë me nisjen e vitit të ri shkollor do të përballeni dhe me vështirësitë e krijuara nga pandemia, ju uroj nga zemra suksese e mbarësi. Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.  Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situates”.

Në një postim në Facebook, kryedemokrati akuzon qeverinë Rama se ka lënë në harresë nxënësit dhe mësuesit. Sërish ka shprehur shqetësim se stafi pedagogjik duhet t’i ishte nënshtruar testimeve anti-covid.

“I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal. Refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor. Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, askush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma te lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë. Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe  rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që të një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej mungon uji dhe punonjësit sanitarë. Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria”.

Lulzim Basha i ka bërë apel pushteti qëndror që të marrë masa për të garantuar siguri maksimale për zhvillimin e mësimit nëpër shkolla.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris  thirrjen time për qeverinë:

–  Të testojë mesuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.

–  Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.

–   Të rrisë numrin e mësuesve dhe ti pajisë ata me maska dhe antibakterialë.

–  Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta.  Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.

– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara. Koha nuk pret”.

Next Post
Kërcënime lufte! Ministri i Brendshëm turk: Turqia do të sundojë botën, Zoti është me Erdogan

Në kulmin e tensioneve me Turqinë, Greqia blen avionë dhe anije ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In