Me rastin e datëlindjes së 80-të të shkrimtarit shqiptar të njohur ndërkombëtanrisht Ismail Kadare Ministria e Klturës në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër kanë organizuar atë që e kanë quajtur “Viti Kadaresë”.
Festimet dhe aktivitetet e shumta nisin nga 28 janari, kur është edhe dita e lindjes së shkrimtarit.
Festimet do të mbahen kryesisht në Gjirokastër, por aktivitetet nuk do të mungojnë as në Tiranë dhe Kosovë ku do të organizohen ekspozita, konferenca dhe aktivitete kulturore.
Herida Duro, drejtore e Artit në Ministrinë e Kulturës sqaroi në emisionin 7pa5 në Vizion Plus axhendën e festimeve.