• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Viti 2025 nuk mbyllet ashtu siç e prisnim! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

by A R
22/12/2025 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yjet japin sinjale, por jo të gjitha janë aq të qarta sa duken. Në një javë që nis premtuese, por fsheh edhe kurthe të vogla emocionale e financiare, astrologia Chrysanthi Kalogeri ngriti alarmin për disa data kyçe që kërkojnë më shumë kujdes.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo zbërthen klimën astrologjike për 12 shenjat e horoskopit, duke paralajmëruar momente zhgënjimi, keqkuptime dhe shpenzime të tepruara, por edhe duke hapur dritare shprese për një janar më të favorshëm.

“Kemi përpara një periudhë e cila nuk është negative, por mund të ketë gjëra të vogla. Si ditë më të vështira, ose pak më zhgënjyese ku ne duhet të jemi pak më të kujdesshëm në marrëdhëniet tona personale dhe financiare, data 23 dhe 24 e muajit. Ku emocionalisht do të  ndjehemi disi të ngarkuar. Një vlerësim i gabuar i situatës mund të udhëheqë në keqkuptim ose në ndarje. Mund të bëjmë shpenzime më shumë se sa duhet.

Nga ana tjetër mund të udhëheqë në një marrëdhënie të gabuar si nevojë e ndjenjës për të kaluar bukur. Një periudhë përsëri e ngarkuar ku komunikimi do të vështirësohet, mendimi nuk do të jetë kaq i qartë. Një ekzaltim do të ketë rreth datave 30-31 dhe 1. Nga sot jemi futur në një periudhë shumë të bukur, ku duhet të shikojmë 2025, të bëjmë një introspektivë dhe të planifikojmë 2026. Janari deri në datën 16-20 do të jetë një periudhë ku njerëzit favorizohen në sferën financiare dhe në atë emocionale.

Situata do të jetë mjaft e mirë, për të rritur të ardhurat. Është një periudhë ku ne mund të organizojmë më mirë përditshmërinë. Për sferën financiare dhe social-politike, në rang global do të ketë shumë zhvillime. Interesat dhe ajo lufta për zonën e influencës mund që të krijojë probleme në të gjitha këto fusha”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Dashi: Ka filluar një periudhë dhe vazhdon që të jetë akoma më pozitive, për jetën tuaj sociale, profesionale. Prandaj është mirë që të lëvizni dhe të bëni sa më shumë kontakte, sepse do të keni shumë shanse për bashkëpunime profesionale fitimprurëse. Do të ketë edhe shumë ndikime pozitive në jetën tuaj emocionale.

Demi: Është një periudhë shumë favorizuese për ju dhe për jetën tuaj në përgjithësi. Do të keni shanse të udhëtoni, të realizoni një plan në lidhje me të ardhmen, të vendosni themelet për jetën tuaj në vijim dhe kjo do të favorizohet akoma më tepër në janar. Gjatë këtij 10 ditëshi do të jeni më të favorizuar në sferën financiare, në shpenzimet tuaja dhe të mos implikoheni në marrëveshje financiare me të tjerët. Periudha favorizon planet për të ardhmen dhe plotësimin e dëshirave tuaja.

Binjakët: U stresuat ndoshta pak me këtë Hënën e re që u zhvillua në datën 20 dhe duhet të vazhdoni që të jeni të kujdesshëm në data 23-24 dhe në ditët e fundivitit, ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Kujdes në marrëdhëniet profesionale dhe në marrëdhëniet me të tjerët dhe ato personale. Ndërkohë do të keni shanse shumë të mira në sferën financiare dhe në të ardhurat që vijnë nga të tjerët.

Gaforrja: Është një periudhë shumë dinamike për ju, ku shumë planete ndodhen përballë jush në shenjën e Bricjapit dhe kjo bën që të aktivizoheni shumë edhe në shenjën tuaj. Do të jeni shumë interaktiv me të tjerët dhe do të keni shanse shumë unike në marrëdhëniet personale, por edhe profesionale ku do të bëni bisedime që do të jenë frytdhënëse për të ardhmen. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për gjendjen shëndetësore dhe ngarkesën që do të keni. Bëni kujdes në datat 23-24 dhe në ditët e fundit të muajit.

Luani: Periudha është shumë e ngarkuar për përditshmërinë tuaj dhe do të bëhet më tepër e ngarkuar, duke filluar që sot. Edhe pse disa nga ju do të kenë shumë dëshirë që t’i përjetojnë këto festa me shumë kënaqësi, njëkohësisht do të kenë edhe mbingarkesë në përditshmëri dhe në punë. Për të gjitha këto do të shpërbleheni në sferën financiare në janar. Kujdes në shpenzimet që do të bëni për të dashurit tuaj jë fund të muajit.

Virgjëresha: Mund të hasni disa probleme të vogla dhe disa shqetësime kryesisht në datat 23-24 dhjetor, por edhe në fund të vitit ku ana shëndetësore, problemet e vogla në shtëpi, problemet personale, por edhe ato profesionale mund të krijojnë disa shqetësime. Mos qëndronin këtu, por qëndroni te fakti që nga sot dhe deri në datën 25 fillon një periudhë shumë e mirë për ju në të gjitha aspektet. Keni të gjitha shanset që të vini afër me të dashurit tuaj.

Peshorja: Fokusohuni në familjen dhe në shtëpinë tuaj, ku do të jeni disi më të nxituar dhe do të keni një ankth më të madh. Ndoshta për të kaluar sa më bukur festat e fundit të vitit. Jeta juaj sociale do të jetë e angazhuar dhe kjo di iu japë shanse që të zgjidhni probleme që keni në familjen tuaj. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në datat 23-24, në mënyrën se si do të përdorni fjalën dhe nga një lloj përgjegjësie më të madhe që do të keni nga të tjerët.

Akrepi: Ju shqetëson sfera financiare, ku keni pasur të ardhura, po ndoshta keni marrë iniciativa më të mëdha në krahasim me periudhën e kaluar. Gjatë datës 23-24 dhe deri në fund të vitit duhet që të jeni më të kujdesshëm në sferën financiare. Do të jeni shumë aktivë në përditshmërinë tuaj, ku do të keni shanse të promovoni punën dhe synimet tuaja. Janari do të jetë një muaj shumë i mirë për ju, ku do të promovoni më së miri punën tuaj.

Shigjetari: Fokusohuni në sferën financiare dhe evitoni çdo ekzagjerim, çdo gabim dhe çdo lëvizje që mund t’iu udhëheqë në gabim në datat 23-24 dhe deri në ditët e fundit të vitit. Ky 10 ditësh, por edhe janari do u japë përfitime në sferën tuaj financiare, ku do të bën që të ndjeheni më mirë edhe nga ana psikologjike.

Bricjapi: Një periudhë shumë dinamike kishte filluar, por sot fillon akoma më tepër për ju. Periudha bëhet akoma më pozitive pas datës 24-25, ku mund të realizoni çdo gjë që dëshironi në lidhje me marrëdhëniet tuaj dhe jetën profesionale. Kalojeni këtë periudhë sa më mirë, dhe mos i lini vend vetes për shqetësime dhe ankth.

Ujori: Është momenti që të dilni në këtë periudhë dhe ta kombinoni atë me një jetë tuajën intime, ku duhet të rishikoni edhe një herë sa më mirë, si një film 2025-ën dhe të bëni një programim sa më të mirë të 2026-ës. Kujdes me shpenzimet me miqtë, ose për të shkuar diku. Mos e teproni dhe mos hyni në konflikte me miqtë tuaj.

Peshqit: Jeni në fund të disa vështirësive që keni hasur ose po hasni. Duhet të jeni sa më të përpiktë edhe këtë 10 ditësh në sferën tuaj profesionale dhe të dëgjoni me kujdes të tjetër. Nga ana juaj mos iu impononi të tjerëve dëshirat dhe mendimet tuaja. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji. Që sot e deri në datën 25 fillon një periudhë, ku jeta juaj sociale, do të jetë shumë aktive dhe do iu ofrojë shumë shanse.

Next Post
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Rusia hesht për tregtarin serb të armëve që vdiq në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In