• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 2022, Rama në rritje, Berisha në pikiatë…

by Artur Ajazi
28/12/2022 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në përmbyllje të vitit 2022, ajo ç’ka mund të themi në këndvështrimin mbi politikën, mbetet thjesht konkluzioni qartësisht i pacënueshëm mbi rolin dhe pozicionin e dy emrave më të diskutueshëm në opinionin publik. Edi Rama ka rritje të ndjeshme në numrin e mbështetësve, në miratimin popullor mbi investimet, politikën e brëndshme dhe të jashtme, ka rritje të ndjeshme në mënyrën se si ka drejtuar dhe menaxhuar ekipin dhe projektet e zhvillimit, etj. Por kjo nuk mund të thuhet për Sali Berishën. Ai ka vazhduar të ikë në “pikiatën” politike, pasi mbëshetje e brëndshme dhe ajo e jashtme, sa vjen dhe i largohet.

Edi Rama, po përmbyll një vit me arritje spektakolare në fushën e investimeve, po ashtu edhe në politikën e jashtme. Vendi ka rritje ekonomike, ka thithje të konsiderueshme të investimeve të huaja kryesisht atyre perëndimore, Shqipëria ka krijuar  vendin e saj të nderit në axhendën e Bashkimit Europian, dhe vazhdon të marrë maksimalisht mbështetjen amerikane. Ky vit, natyrisht nuk do të quhej “i arrirë”, pa përmendur inagurimet e shumta të zbatimit dhe përfundimit të dhjetra projekteve në infrastrukturën rrugore, aq të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.

Edhe pse ka marrë vazhdimisht kundërshtimet e opozitës (pa vulë) të Sali Berishës, edhe pse ish-lideri historik prej 1 viti mundohet të kopsisë dosje “korrupsioni” me emra të gjallësh dhe të kallurish, duket se ka arritur thjesht të zbehë rolin dhe mbështetjen e tij në rradhët e demokratëve. Premtimet dhe ulurimet, akuzat dhe paralajmërimet e tij, nuk vlejnë aspak për Edi Ramën dhe ekipin e tij. Do të ishte fatale, sikur Edi Rama të merrej qoftë edhe 1 ditë të vetme me retorikat e Berishës, do të ishte humbja më e madhe e kohës, sikur ai ti kushtonte vëmëndje, gjithçkaje që ish-lideri përpiqet të thotë në daljet e tij publike para mediave.

Shqipëria po përmbyll një vit të mbushur me ngjarje të mëdha, dhe kjo pasi po kalon me sukses disa prej krizave më të rënda, si tërmetin vrastar, COVID-in, dhe luftën në Ukrahinë. Kjo e fundit, ka krijuar një kolaps Europian dhe botëror në ekonomi dhe fusha të tjera. Natyrisht nuk kishte se si Shqipëria, të përjashtohej nga ndikimi i saj. Por urtësia, maturia, angazhimi, dhe insistimi i Edi Ramës si kryeministër i vendit, krijoi një “shtrat” të sigurtë për kapërcimin e vështirësive.

Si askund tjetër, Shqipëria ka ruajtur makmimalisht të paprekura  çmimet e shportës, nuk ka prekur çmimin e energjisë elektrike, ujit, dhe produkteve bazë. Po ashtu një porosi e prerë e kryeministrit Rama ka qenë “mosngritja e taksave për qytetarin dhe biznesin e vogël”, gjë e cila ka lehtësuar jetesën dhe mbijetesën e tyre. “Në politikë fiton gjithmonë arsyeja”- ka thënë Niçe.

Kjo ndoshta ka qenë dhe taktika e Edi Ramës në tapetin e politikës, ku fatkeqësisht njeriu i vetëm që ka krijuar dhe po krijon gjithmonë turbullira, dhe që po shuan dalëngadalë opozitarizmin në Shqipëri mbetet ish-lideri Berisha.

Next Post
Kurti: Situata në veri, përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin

Lirimi i Pantiç, indinjohet Albin Kurti: Kush e liroi të akuzuarin për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In