Policia e Shtetit njofton se strukturat e Policisë në të gjithë vendin vijojnë me shërbime të përforcuara, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në të gjithë vendin, në akset rrugore interurbane, urbane, por dhe në akset rurale, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e shtuara, duke përdorur makinën inteligjente, dronë, radarë, alkooltestues, kamera e mjete të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën.
Policia e Shtetit
Strukturat e Policisë në të gjithë vendin vijojnë me shërbime të përforcuara, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në të gjithë vendin, në akset rrugore interurbane, urbane, por dhe në akset rurale, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e shtuara, duke përdorur makinën inteligjente, dronë, radarë, alkooltestues, kamera e mjete të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën.
Kjo falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive.
Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor.
Në këtë kuadër, Policia apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor, të ruajnë distancën, të mos shpejtojnë duke kryer parakalime të gabuara apo të qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, pasi të gjitha akset rrugore janë të monitoruara nga patrullat e Policisë Rrugore që janë në lëvizje me mjete të paloguara, janë të monitoruara me radarë, dronë, kamera dhe aparate forografike.
Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 janar dhe apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët që kanë treguar qytetari gjatë ditëve festive dhe u uron Gëzuar Vitin e Ri, një vit të mbarë sa më të suksesshëm, duke bashkëpunuar dhe besuar te njëri-tjetri, për të mirën e përbashkët.