• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Viti 2020 shënoi rritje në shkëmbimin tregtar Kinë-BE

by Java News
20/02/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar tregtia e mallrave mes BE-së dhe Kinës u shtua pavarësisht pandemisë dhe Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e BE-së për herë të parë, duke zëvendësuar ShBA-në. Sipas të dhënave, vitin e kaluar, 27 vendet e BE-së importuan mallrat kineze me vlerën prej 383.5 miliardë euro, një shtim prej 5.6%. Në të njëjtën kohë, mallrat e BE-së të eksportuara në Kinë arritën në 202.5 miliardë euro, ose një shtim prej 2.2%.
Rritja e tregtisë kino-evropiane vjen për dy arsye kryesore: së pari, Kina ishta e para që arriti të kontrollojë epideminë e COVID-19 dhe realizoi ringjallje të fortë ekonomike. Në të njëjtën kohë, produktet dhe mallrat mjekësore dhe elektronike ishin shumë të nevojshme për Evropë në sfondin e epidemisë. Së dyti, marrëdhënia kino-evropiane u zhvillua në përgjithësi për interesa reciproke. Në shtatorin e kaluar, Kina dhe BE-ja nënshkruan zyrtarisht Marrëveshjen Kinë-BE mbi Treguesit Gjeografik. Në fund të vitit të kaluar, dy palët përfunduan po ashtu negociatën e marrëveshjes së investimeve, duke injektuar besim të madh për tregtinë. Në dhjetëditorin e dytë të shkurtit të këtij viti, në Festën e Pranverës, mallrat evropiane ishin shumë të preferuara nga konsumatorët kinezë. Ndërmarrja e birrës gjermane Paulaner përgatit ambalazhin e veçantë të Vitit të Kaut për konsumatorët kinezë. Nënkryetari ekzekutiv i kompanisë Schneider Yin Zheng u shpreh se do të shtojë investimet në Kinë për të forcuar zinxhirin industrial në Kinë.
Vitin e kaluar, mallrat e importuar nga ShBA-ja në BE arritën në vlerën prej 202 miliardë euro, duke u ulur 13.2% dhe mallrat e eksportuara nga BE-ja në ShBA ishin 353 miliardë euro, duke u ulur 8.2%.
Sipas analizës, rënia e tregtisë evropiano-amerikane vjen për dy arsye: së pari, kaosi i punës së qeverisë amerikane në frenimin e përhapjes së virusit të COVID-19, shkaktoi rënie serioze ekonomike në ShBA. Në vitin 2020, ekonomia amerikane u ul 3.5%, ulja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke sjellë rritje të lartë të papunësisë. Së dyti, qeveria trumpiane nxiti proteksionizmin tregtar, hegjemoninë etj, duke penguar seriozisht zhvillimin e tregtisë BE-ShBA.

Next Post
Seria B/ SuperMario i jep tre pikët Monzës dhe e ngjit në vendin e dytë

Seria B/ SuperMario i jep tre pikët Monzës dhe e ngjit në vendin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In