• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Viti 2018, dështim për parlamentin e Kosovës, miraton vetëm 22% të ligjeve

by Java News
25/12/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik, Vigan Qorolli, në Interaktiv të KTV-së, duke folur për ngjarjet kryesore të këtij viti, ka thënë se viti 2018 ka sjellë problematika si të brendshme, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Institucioni më i lartë ligjvënës e ka përmbushur minimalisht detyrën e vet kushtetuese dhe demokratike, duke arritur t’i realizojë vetëm 22 për qind planet e veta. Ky është dështim, dhe demokracia në Kosovë është në krizë të thellë.

Pastaj problemet me Listën Serbe, përplasjet mes Thaçit dhe Haradinaj, edhe në raportin personal edhe në atë institucional. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dështuar dhe këtë e dëshmon mos-liberalizimi i vizave. Në rrafshin ndërkombëtar, dështimi në rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës. Dështimi në Interpol. Sfidat e vazhdueshme me të cilat e ballafaqojnë Kosovën janë çnjohjet apo revokimet e njohjeve.

Kjo po e dëmton qenësinë e shtetësisë së Kosovës. Kjo ka bërë që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë ndryshimin e kufijve. Dhe dialogu duket se nuk ka një epilog se cili do të jetë përfundimi i tij, a do të ketë prekje të territorit apo jo. Presidenti ka evokuar non-stop për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, por ende s’dihet çfarë do të ndodhë”, ka thënë Qorolli, duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve politike në vend gjatë vitit 2018.

Ai ka përmendur edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale duke thënë se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë, pasi pritet që në janar të finalizohet puna e saj dhe ngritja e aktakuzave për krerët e lartë të UÇK-së.

“Me fjalë tjera, po rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe kjo është dëshira më e madhe e Serbisë. Serbia, për 10 vjet, që nga pavarësia, e lëndon pavarësinë e Kosovës. Ne duhet të shikojmë se cila është ajo strategjia politike që do të arrinte konsensusin”, tha ai.

Për çështjen e liberalizimit të vizave, Qorolli ka thënë se përgjegjëse është elita politike në Kosovë, pavarësisht se BE-ja është treguar shumë e pasinqertë ndaj Kosovës.

“BE-ja është themeluar si klub eliptik i cili kërkon disa standarde për t’u plotësuar. Kanë qenë skajshmërisht të pasinqertë në raport me Kosovën. Meqenëse ky është një klub eliptik, standardet janë më të larta sesa për anëtarësim në organizatat tjera. Fajtorë s’ka për dështimin, por përgjegjës duhet mbajtur elita jonë politike që kanë dështuar shpeshherë që t’i plotësojnë kërkesat e BE-së.

Me vënien e duarve në gjyqësor e prokurori, e kanë dëmtuar procesin. Nuk është detyrim karshi BE-së vetëm kalimi i disa ligjeve. BE-ja nuk është mekanizëm ku vendos zonja Mogherini. Aty vendimet merren me konsensus mes shteteve anëtare”, deklaroi Qorolli.

Duke folur për themelimin e Ekipit Negociator, të udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, analisti Qorolli tha se bashkëkryesimi i këtij dialogu është tendencë e kontrollit të Haradinajt kundrejt Dialogut pasi, sipas tij, ai është ndjerë vazhdimisht i anashkaluar, sikurse edhe Nisma.Për Ahmetin, ai tha se duhet të merret me kryeqytetin, e jo të merret me Dialogun.

Ai thotë se vitin e ardhshëm do të duhej të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme për të kërkuar nga sovrani që të legjitimojë skenën e re politike, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mjerimi që kemi tek porta!

Mjerimi që kemi tek porta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In