• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti 2017 shqiptar, sipas komentatorëve politikë

by S M
31/12/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konkretizimi i procesit të Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, zgjedhja e Presidentit të Republikës, si dhe votimet parlamentare janë tre zhvillimet kryesore të pritshme në vitin 2017

Zhargoni politik u pasurua me një term të ri gjatë vitit 2016. Vetting-u, ose procesi i seleksionimit dhe kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë fjala më e lakuar jo vetëm nga politikanët e çdo niveli, nga diplomatët dhe zyrtarët ndërkombëtarë, por dhe nga njerëzit e thjeshtë, pavarësisht se një pjesë e tyre ende e kapin instiktivisht kuptimin. Por nëse Vetting-u, si pjesa thelbësore e reformës në drejtësi është hartuar dhe miratuar në letra gjatë vitti 2016, tashmë mbetet si sfida kryesore zbatimi i saj për 2017-n. Mbetet për t’u provuar gjithë ai investim i ndërkombëtarëve dhe ekspertëve vendas, gjithë ai mosbesim brenda dhe jashtë vendit, nëse Vetting-u do të jetë “ilaçi çudibërës” që do ta çlirojë sistemin tejet të sëmurë të drejtësisë, nëse do të bëjë drejtësi brenda “pallatit të drejtësisë” të anatemuar për korrupsion dhe injorim të ligjit në 25 vitet e fundit.

Por 2017-a ka të paktën dhe dy sfida të tjera në rrafshin politik. Mbaron mandati i presidentit Bujar Nishani dhe pritet të zhvillohet procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij, ndërkohë që vendi në 18 qershor ka të fiksuar zhvillimin e votimeve parlamentare. Në një klimë konfliktuale dhe mosbesuese mes mazhorancës dhe opozitës, kur në dy kampet kryesore ende janë të mjegullta aleancat dhe kur pritet që listat e deputetëve të ardhshëm të hartohen për herë të parë në kontekstin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit – vetëm kaq mjafton për ta karakterizuar 2017-n si një 365 ditësh dinamik dhe dilematik për zhvillimet e brendshme, por dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Mark Marku: Ka shpresa për një sistem drejtësie më të mirë

Për shefin e Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, prof. Mark Marku, miratimi i reformës në drejtësi dhe veçanërisht ajo pjesë e kësaj reforme që ka të bëjë me përzgjedhjen dhe kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve, ka krijuar pritshmëri të lartë në publik. Dhe sipas arsyetimit të tij, siç ndodh shpesh kur krijohen pritshmëri të mëdha ekziston edhe rreziku që ato të pasohen nga zhgënjim po aq i madh, siç ka ndodhur jo pak herë në këto vite të tranzicionit shqiptar. Prof. Marku shikon dy rreziqe në këtë aspekt: e para, që reforma të mbetet në letër, siç kanë mbetur në letër disa reforma të mëparshme të reklamuara me bujë, e dyta, që reforma të zbatohet keq, domethënë të përdoret si një instrument për të hequr disa gjykatës vërtetë të korruptuar dhe për të vendosur disa gjykatës pak, më pak ose po aq të korruptuar, por të kontrolluar politikisht nga ata që kanë në dorë procesin e përzgjedhjes së tyre. Megjithatë, nëse reforma zbatohet dhe mirë atëherë ajo patjetër do të ketë rezultate pozitive, thotë ai për Deutsche Welle-n.

“Kjo do të krijonte premisat për një sistem drejtësie më pak të korruptuar, domethënë më aktiv dhe më efikas në luftën ndaj korrupsionit politik dhe administrativ dhe rrjedhimisht edhe më shumë shanse për vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Njëfarë shprese në këtë drejtim frymëzohet prej faktit se komisioni që do të bëjë përzgjedhjen do të jetë nën kontrollin e BE-së dhe kjo është vërtetë shpresëdhënëse. Personalisht mendoj se ka mundësi dhe shpresa për një sistem drejtësie më të mirë me reformën, por kjo nuk do të ndodhë menjëherë, dhe nuk do të arrihet pa vështirësi”.

Garant i reformës në drejtësi janë ndërkombëtarët

Për analistin e medias Arban Hasani, reforma në drejtësi mund të konsiderohet si arritja më e madhe jo vetëm e vitit 2016, por edhe e 25 viteve të pluralizmit shqiptar. Ai parashikon se aplikimi i Vetting-ut në vitin 2017 dhe ngritja e infrastrukturës institucionale që prodhon kjo reformë, do të bëjnë të mundur që pandëshkueshmëria të marrë fund. Mbi të gjitha, janë të gjithë premisat që qytetarët të mos kenë më përballë gjyqtarë dhe prokurorë arrogantë me pasuri të pajustifkuar që deri më sot kanë bërë pazar me të drejtat e tyre dhe me ligjin, thotë Arban Hasani një një prononcim për Deutsche Welle-n.

“Nga ana tjetër, një trupë e re dhe e pastruar mund të kthejë besimin tek publiku se edhe zyrtarë apo politikanë të korruptuar të marrin drejtësinë e merituar, pikërisht atë që ka munguar më së shumti këto 25 vite. Garant i këtij besimi për shërimin e sistemit të drejtësisë janë ndërkombëtarët, aq shumë të sulmuar prej rezistentëve, që për hir të stauquo-së, thirrën me të madhe edhe për cënimin e sovranitetit thjesht dhe vetëm për bllokuar këtë shpresë të fundit të qytetarëve. SHBA-të dhe BE-ja jo vetëm janë investuar plotësisht për këtë reformë, por janë edhe garancia kryesore që, ashtu siç u miratua kushtetuta e re, njësoj të rivendoset drejtësia dhe ligji i barabartë për të gjithë”.

Zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2017 një test shumë i rëndësishëm

Dy sfidat e tjera të pritshme politike për vitin 2017, zgjedhjen e presidentit dhe votimet parlamentare Arban Hasani i shikon të ndara prej njëra tjetrës. Ai mendon se zgjedhja e kreut të shtetit duket se do të jetë ekskluzivitet i maxhorancës, e cila posedon dy të tretat për zgjedhjen që në raundin e parë, pa përmendur shumicën e thjeshtë që rezervohet në raundin e fundit.

“Debati nëse mund të ketë të tillë, do të jetë në cilësinë e kandidatit, staturën e tij publike, figurën sa më konsensuale të mundshme me qëllim shmangjen e problematikave të ardhshme mes insitucioneve. Sfida e kësaj maxhorance mbetet që Presidenti të jetë sa më përfaqësues, larg konflikteve partizane dhe të luajë rolin si garant i kushtetutës. Për fat të keq, megjithëse jemi shumë afër këtij momenti, ende nuk ka kandidatura të mbështetura publikisht. Kurse zgjedhjet e përgjithshme në qershor janë një test shumë i rëndësishëm për stabilitetin e brendshëm, por edhe për të ardhmen evropiane të vendit. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë rruga e vetme që mund të prodhojë rezultat pozitiv për këto qëllime. Ndaj jo vetëm votimet por edhe përzgjedhja e kandidatëve, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, tonet e fushatës elektorale, pariteti mes palëve në respekt të ligjit, janë kushtet e domosdoshme që do të certifikojnë këtë proces dhe mos të përsëritet fjalia standarte e stërthënë nga organizmat monitoruese ‘këto ishin zgjedhje më të mira se të mëparshmet’”.

Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, nëse për reformën në drejtësi shprehet me nota optimiste, për pjesën e zgjedhjeve është mosbesues, siç thotë ai për Deutsche Welle-n, me dyshime të forta. Prof. Mark Marku e mendon si një proces ku do të deformohet vota e qytetarëve.

“Kur flas për deformime kam parasysh gjithë gamën e manipulimeve të mundshme: presioni politik mbi votuesit, blerja e votës, përfshirja e grupeve kriminale në trafikimin e votave, angazhimin e administratës publike etj. Manipulimi i votave jo vetëm që do ta zhyste vendin në një situatë konfliktuale shumë të rrezikshme, por do të pengonte procesin e integrimit evropian të Shqipërisë pasi siç dihet një nga kushtet e vëna së fundmi nga BE-ja në këtë proces janë edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është ende koha që shoqëria shqiptare dhe partitë politike të marrin masa për shmangien e një skenari me manipulim që do ta zhyste vendin në konflikt dhe kaos”./ DW

Next Post
VIDEO/ Viti i Ri 2017 mbërrin më parë në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh

VIDEO/ Viti i Ri 2017 mbërrin më parë në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Koment:Larg politikes dhe ndasive te cfaredolloji,i uroj JAVANEWS,dhe gjithe stafit te saj,urimet me te mira per vitin e ri 2017.Qofte viti I sukseseve te metejshme ne punen tuaj qe une e quaj fisnike,si dhe gezime ne familjet tuaja.Pershendetje K.Buli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In