• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Viti 2014, shqiptarët shpenzuan 43 mln euro në spitalet private

by Java News
14/12/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014…

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshfrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali amerikan (Univers-Alb), HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-n.

Këto para që shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në spitalet private, janë gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore për 2014-n ishin rreth 8 miliardë lekë dhe pritet të arrijnë në 9.2 miliardë lekë në 2015-n. Megjithatë, shumë individë, edhe pse janë të siguruar duket se kanë preferuar komoditetin që ofrojnë sot spitalet private, pavarësisht se u ka kushtuar më shtrenjtë.
Spitali më i madh në vend është Univers Alb, me një xhiro prej gati 3.3 miliardë lekësh në 2014-n, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me nje rritje prej 11% me bazë vjetore.

I dyti më i madh në vend është Hygeia, me një qarkullim vjetor prej 1.9 miliardë lekë dhe zgjerim 16%.
Salus, në vitin e dytë të plotë të aktivitetit ka rritur me 80% të ardhurat, në rreth 375 milionë lekë.
Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 20% në 166 milionë lekë.

Klinka Gjermane e syrit ka dyfishuar gjithashtu të ardhurat, në 90 milionë lekë.
Rritjen më të madhe, ndonëse nga një bazë e vogël, e ka shënuar Spitali Europian, me 126%, në 89 milionë lekë.
Megjithatë, spitalet private vijojnë të dalin me humbje ende të larta. Sipas një studimi të Kosporatës Financiar Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. (Monitor.al)

te ardhurat e spitaleve private

Next Post

Rama: Dy arsyet pse nuk hyra në Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
Ushqimet e barkut, malli i cilësisë “ZH” që po na rrasin në gojë!

Rriten çmimet e ushqimeve për festa! Të moshuarit: Kemi hequr dorë nga mishi…

December 24, 2025
Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

December 24, 2025
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

December 24, 2025
Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com