• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viti 1934, kur Katalonja ishte shtet për 10 orë…

by A R
10/10/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 tetor 1934, presidenti i qeverisë autonome të Katalonjës, Lluis Companys, shpalli një shtet katalanas në kuadër të një Republike Federale Spanjolle që nuk ekzistonte.

Por, pas 10 orësh dhe dhjetëra të vdekurish ai u dorëzua.

Kur ai shpalli pavarësinë, partitë e majta kishin filluar një grevë të përgjithshme revolucionare në Madrid, për të protestuar kundër hyrjes në qeverinë qendrore të tre ministrave të një koalicioni të partive të djathta, CEDA-ja.

“Katalanas!”, thërriti ai nga ballkoni i Generalitat, selia e qeverisë katalanase.

“Në këtë moment  solemn, në emër të popullit dhe të Parlamentit, qeveria që drejtoj merr gjithë pushtetin në Katalonjë, shpall shtetin Katalanas të Republikës Federale Spanjolle dhe për të vendosur dhe forcuar marrëdhëniet me krerët e protestës së përgjithshme kundër fashizmit, i ftoj të vendosin në Katalonjë qeverinë provizore të Republikës”, theksoi Companys.

Me sa duket Companys nuk ishte konsultuar me krerët e grevës së përgjithshme dhe Republika e II spanjolle nuk ishte federale.

Për herë të parë Katalonja e vetëshpallur republikë, ishte përpjekur të fitonte një status autonomie që përputhej vetëm me modelin en një shteti federal, në dhjetor të vitit 1931 pa pritur miratimin e Kushtetutës. Qeverisë së Madridit të asaj kohe i ishte dashur të zhvillonte negociata shumë të vështira për të rikthyer kopetencat e tij në nivele të pranueshme për krijimin e shtetit të ri unitar.

Megjithatë përgjigja e qeverisë nuk u vonua.

Komandanti ushtarak i Katalonjës, gjenerali Domingo Batet, refuzoi t’i nënshtrohej urdhërave të qeverisë së re Katalanase dhe pasi u konsultua me shefin e qeverisë në Madrid, shpall gjendjen e luftës.

Një kalimtar vritet nga plumbat e një luftëtari pro pavarësisë, ushtria përgjigjet me goditje me top.

Përplasjet gjatë mbrëmjes së asaj dite shkaktuan vdekien e rreth 46-80 personave, sipas historinëve. Rreth orës gjashtë të mëngjesit më 7 tetor, 10 orë pas shpalljes së pavarësisë, Companys njofton dorëzimin e tij tek gjenerali Batet.

Ai u arrestua bashkë me gjithë qeverinë dhe shumë deputetë. Fotot e tyre pas hekurave bënë xhiron e botës.

Më 14 dhjetor, një ligj pezulloi pa afat autonominë e Katalonjës.

I strehuar në Francë pas luftës civile (1936-1939), Companys u arrestua nga gjermanët në vitin 1940 dhe iu dorëzua Francisco Francos.

Ai u pushkatua më 15 tetor në Montjuic, një kala që qëndron mbi Barcelonë.

Ai është shndërruar në një hero të indipendentistëve katalanas./a.m.

Next Post
Qyteza gjermane në shtet-rrethim, kërkohet terroristi sirian

Tentoi grabitjen e blindit me miliona euro, ndalohet shqiptari në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In