• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vitamina C dëmton keq veshkat

by Java News
11/01/2019 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sezonin e ftohjeve dhe gripave, rekomandohet konsumimi i pemëve dhe perimeve të freskëta, mirëpo edhe tableta të pasura me vitamina. Mirëpo, a është e mundshme të teprohet me vitaminën C?Kur është fjala për mbrojtje nga sëmundjet, shumica betohen në vitaminën C dhe kanë të drejtë, mirëpo duhet pasur kujdes në përdorimin e suplementeve të saj, transmeton Telegrafi.“Vitamina C na nevojitet për të mbrojtur organizmin”, thotë dr. Klaus Schaefer, duke shpjeguar që vitamina ndihmon në stabilitetin e qelizave të sistemit të imunitetit.

Mirëpo, Schaefer këshillon që të mos merren sasitë e lejuara maksimale të suplementeve të vitaminës C, që janë të shënuara në etiketat e paketimit.Rreziqet e marrjes për një afat të gjatë të sasive të lejuara maksimalisht nuk janë hulumtuar mjaftueshëm. Më mirë është t’i përmbaheni dozës mesatare.

 

Vitamina C (Acidi askorbik) është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë se organizmi i njeriut, ndryshe nga disa organizma të kafshëve, nuk është në gjendje ta sintetizojë atë, por duhet ta marrë me ushqim.Burimet më të mira të vitaminës C janë frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht frutat agrume (limoni, portokalli, mandarina).

Vitamina C është padyshim efektive në trajtimin e skorbutit, mund të jetë efektive në përmirësimin e absorbimit të hekurit edhe tek pacientët e sëmundja gjenetike e quajtur tirosinemia.Ajo është shumë e sigurt kur merret në doza të rekomanduara.

Tek disa njerëz, vitamina C mund të shkaktojë nauze, vjellje, urth, dhimbje barku dhe dhimbje koke. Mundësia e shfaqjes së këtyre efekteve anësore rritet me sasinë e vitaminës C që merret.

Sasitë më të mëdha se 2.000 mg sigurisht nuk janë të sigurta dhe mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe diarre të rëndë.

Te personat që janë të prirë për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka.Duhet theksuar se doza prej 1000 mg e vitaminës C është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar.

Sa më shumë që konsumohet vitaminë C në organizëm, më shumë tajitet në veshka. Forma më e zakonshme e gurëve në veshka janë oksalatet e kalciumit. Disa persona e metabolizojnë vitaminën C deri në oksalate.Vetë vitamina C është acid, që do të thotë se sa më shumë që gjendet në urinë, aq më acidike do të jetë urina (pH më e ulët). Rreziku më i madh i kristalizimit të oksalatit të kalciumit është në pH me vlerë 4.5-5.5.

Mundësia e paraqitjes së gurëve në veshka mund të jetë më e lartë tek personat që kanë pH më të ulët të urinës, siç është konfirmuar me studimin e kryer në Suedi dhe të publikuar në revistën prestigjioze mjekësore JAMA.

Qëllimi i studimit ishte të përcaktohet nëse marrja e vitaminës C (në sasi prej rreth 1000 mg) e rrit rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Subjektet u monitoruan për 11 vjet, ku u dëshmua se rreziku i gurëve në veshka është rritur dy herë në krahasim me ata që nuk kishin marrë vitaminë C.

Nëse e merrni vitaminë C pluhur, është vështirë të dini saktësisht se sa keni marrë. Për më tepër, vitamina C është foto dhe termo-labile (drita dhe nxehtësia e shpërbëjnë), kështu që është më jostabile në formën e pluhurit.Prandaj, nevojat tuaja për këtë vitaminë plotësoni me fruta dhe perime të freskëta, të cilat përveç vitaminës C përmbajnë edhe fibra me cilësi të lartë dhe vitamina dhe minerale të tjera, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

 

Next Post
Moti i keq/ Nëna nga Burreli transportohet me helikopter, lind fëmijën e tetë

Moti i keq/ Nëna nga Burreli transportohet me helikopter, lind fëmijën e tetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In